Avokatja Adriana Kalaja gjatë fjalës në demonstratën që u zhvillua përpara bashkisë së Tiranës tha se, të gjitha rrugët e krimit dhe korrupsionit të çojnë te Erion Veliaj! Ajo tha se, kjo drejtësia e re që është më e keqe se ajo më parë,
“Sot, pashë për herë të parë që mungojnë patronazhistët që na fotografonin. U lodhën, se i lodhi qëndresa jonë.
Nga ana tjetër shoh këtu Policinë që fatkeqësinë është kthyer ën Polici të Pushtetit, me skafandra dhe parzmore.
Po ne e kemi deklaruar se ne nuk vijmë këtu aq për Muhamet Rrumbullakun, as për Tonin Vocajn e as për ditë tjetër që drejton Policinë e Shtetit, por për Erion Veliajn. Jua kemi thënë: ditënq ë Veliaj të jetë në zyrë, nuk ka polici që ne të na ndalojë për ta marrë zvarrë! Keni fjalën tonë.
Mos i lodhni më policët t’i sillni këtu! Ne i respektojmë institucionet, ne nuk kemi asnjë punë me bashkinë e Tiranës, por ne kemi punë vetëm me një bastard që e ka emrin Erion Veliaj dhe me gjithë shërbëtorët e tij.
Kjo drejtësia e re që është më e keqe se ajo më parë,
Të gjitha rrugët e krimit dhe korrupsionit të çojnë te Erion Veliaj. ndaj dhe Dumani dhe Dushmani i shërbejnë mafies në pushtet!
Jam këtu për t’i thënë dikujt që t’i çojë një haber Mero Bazes ose Ymer Çorapes! Mjaft u more me foton time me pistoletë. Kam një tjetër më të bukur, atë ku pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës. Atë përdor! Ymer Çorapja, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk ka vdekur!
Ne nuk do të ndalemi! I kemi qëllimet të qarta. Nuk do të ndalemi derisa Sali Berisha të jetë i lirë dhe mafiozët që kanë shkatërruar Tiranën të dalin para ligjit.
Ditët në vijim do të jenë shumë të nxehta, “shumë të nxehta” por edhe shumë të bukura!”, tha Kalaja.
Gazeta RD