Vokshi: Përse nuk thërrisni Ogerta Manastirliun për raportim?

Gjatë seancës plenare të mbajtur në Kuvend, I është dhënë fjala edhe deputetes së PD, Albana Vokshi e cila në nisje të fjalës së saj ka kërkuar nga mazhoranca që të respektohen dhe mos të ketë trajtim  të dyfishtë nga ana e kryetares së Kuvendit.

Vokshi u  shpreh se është një precedent i rrezikshëm sipas saj, fakti që mazhoranca po shtyn raportimin e një institucioni të caktuar.

Ndërkohë që iu drejtua Shalsit duke u shprehur se përse për raportim nuk është thirrur ministrja Ogerta Manastirliu, ose drejtues të fondit të sigurimit të QSUT, të asaj kohe ose të kësaj kohe, tha Vokshi.

”Është një precedent i  rrezikshëm i mazhorancës me shtyrjen e raportimit nga ana e një institucioni për të mos përmendur edhe tjetrën

Përse nuk u thirr Ogerta Manastirliu, për drejtuesin e fondit të drejtuesit të sigurimit, për drejtuesen e QSUT të asaj kohe e të kësaj kohe.

Përse nuk I thërret këta zoti Shalsi, ne kërkojë që ju zonja kryetare jeni aty një për një çdo nen të rregullores, mos i shkelni detyrat dhe përgjegjësitë tuaja”, tha deputetja Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …