Nga Sali BERISHA
Altin dhe Nuredin Dumani janë të lidhur në krim.
Miq, unë nuk i lidh në këtë rast këto dy emra Nuredinin dhe Altinin sepse janë kushërinj. Absolutisht jo. Por këta dy emra janë të pazgjidhshëm si simbole të narko-shtetit. Njëri Nuredini është serial killer, kurse tjetri Altini mercenar peng i Edi Ramës i lidhur tashmë qartësisht në krim me Nuredinin.
Nuredin Dumani, vrases serial me pagesë që u “pendua” dhe si dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë rrëfeu si i penduar se ka ekzekutuar si xhelat me pagesë 12 të rinj, djem por dhe vajza, pra ka hapur 12 varre. Tmerr! Por pendesa e tij u pranua. Ai është kushëri i Altin Dumanit dhe nëse ky i fundit ka përdorur lidhjet familjare për të penduar Nuredinin, apriori nuk mund të spekullohet dhe në aparencë kjo nuk është mëkat, por kjo vetëm në aparencë. Sepse në raportin midis tyre qëndrojnë krime me pasoja shumë të rënda për dhjetra jetë njerëzish.
Së pari Dosja Dumani, rrëfimet e tij si i penduar u shitën në treg me miliona e miliona euro nga Dumani prokuror dhe ekipi i tij dhe kjo ishte shitja me pasoja më të rënda nga të gjitha rrjedhjet e mëparshme në 32 vite të dosjeve të krimit nga prokurorë kriminel.
Duke shitur në treg Dosjen e Nuredin Dumanit u nxitën dhjetra vrasje të tjera me parimin e Edi Ramës, “kokat i hëngeshin njeri tjetrit”.
Së dyti Altin Dumani për të mbuluar gjurmët e shitjes së Dosjes së Nuredinit të cilin duket se e kishin penduar për pazare dhe jo për të ndihmuar drejtësinë, rrëmben sikur të ishte Nuredini, gazetarin e njohur dhe guximtar të kronikës Elton Qyno sepse ai kishte publikuar fashikuj nga dosja e shitur nga “Skrapi” e Nuredin Dumanit, por që i kishte siguruar nga transkriptet e bisedave telefonike të Nuredinit të paraqitura në një proces gjyqësor në një vend tjetër. Rrëmbimi i gazetarit nga Altini në instktin e Nuredinit përbën një krim të shëmtuar për të cilin ai do përgjigjet para ligjit.
Së treti lidhja e Dumanëve në krim u vërtetua këto dite nga dëshmia tejet tronditese e një vajze guximtare Alda Nikolli me një njohje të përkohshme me Nuredinin në qeli.
Dumani vrasës serial, përdhunues, kishte kërcenuar me zhdukje nga qelia Aldën dhe motrën e saj. Vajza duke ditur se kërcenimi i vinte nga një vrasës serial denoncon Nuredinin tek kushëriri Altini dhe në polici. Nga Skapi Alda merr përgjigjen se ai nuk do t’i vrasë, por do t’i friksojë. Po kështu dhe policia. Pra denoncimi i Alda Nikollit u përcoll me indiferencë të plotë dhe kriminale. Natyrisht vrasësi serial i etur për gjak pas kërcënimit urdhëroi nga qelia vendosjen e minës me sahat në banesën e motrave Nikolli, jetën e të cilave e shpëtoi Zoti, por një banor tjetër 27 vjeçar u plagos rëndë dhe është në gjendje kritike.
Ndaj këtij akti të paralajmëruar të mirëfilltë terrorist “Skapi” dhe policia mbajtën heshtje të plotë.
Pas këtij akti terrorist e denoncoi publikisht me guxim Alda Nikolli. Ajo denoncoi jo vetëm vrasësin serial Nuredin Dumani qe donte t’i mërrte jetën asaj dhe motrsë së saj, si autorin e krimit monstruoz, por edhe Altinin në prokurori i cili ishte njoftuar për aktin terrorist të paraljameruar, por ishte bërë garant se kushuriri Nuredini nuk do t’i vrasë, por kërkonte thjesht që t’i tremb motrat Nikolli.
Përveç këtyre motrat Nikolli informuan dhe paraqitën dokumenta autentike se vrasësi mizor Nuredin Dumani trajtohej me privilgje të veçanta në burg, me palester, internet, tv sikur të ishte në hotel me 5 yje dhe se ai vendoste gjoba 400 mijë euroshe edhe vazhdonte në kushte të njëjta edhe pas krimit makabër kundër motrave Nikolli. Ai vazhdon nën kujdesin e kushëri Altinit të gëzojë statusin e të penduarit të drejtësisë, pavarësisht se nuk zbaton marrëveshje, ligj as moral dhe vazhdon të porosisë vrasje e të vendosë gjoba i mbrojtur nga zyrtarët kriminelë si Altin Dimani dhe Taulant Balla në vende të regjimit 41/ bis që meriton ky vrasës serial që i mbrojtur nga shteti donte të hapte edhe dy varre të reja .
Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: Po çfarë hyn Taulant Balla këtu në lidhjen midis Dumanve?
Nuredin Dumani sipas rrëfimeve të tij në pendesë të publikuara me dosjen e shitur, vërtetë nxiste vrasje midis dhjetra personazhve, por ama vinte dorën në zjarr se Taulant Balla nuk kishte urdhëruar vendosjen e revoles në havllinë e shtëpisë së një familje në Peqin me qëllim që ta gjenta policia dhe ta arrestonte atë si kundërshtar të tij politik.
E vërtata është se si ushtar i Suel Çelës, Nuredini di më shumë se kushdo tjetër për Taulantin ndaj dhe ky i fundit nuk guxoi jo të denojë atentatin kriminal nga burgu të Nuredinit ndaj motrave Nikolli, por as dhe të shqiptojë emrin e tij i pyetur në Parlament dhe duke dëshmuar se edhe ai njëlloj si Altini është një peng i killerit serial Nuredin Dumanit. Dumanët pra janë fytyra e vërtetë e narko-shtetit të Edi Ramës. #sb