Pallati i shembur nga drejtorët e 5D/ Kalaja: Të sekuestrohet projekti, SPAK po mbron Veliajn

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja i ka bërë thirrje sot SPAK-ut të vendosë sekuestron preventive mbi pallatin e shembur paligjshmërisht në rrugën “Myslym Keta” nga grupi i drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, ish-drejtori i IMT Mariglen Qato.

Kalaja tha për mediat se kanë konstatuar se, e gjithë puna në rrugën “Myslym Keta është e paligjshme dhe e bazuar në interesa personale të kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe gjithë drejtorëve të tij të lidhur me kompaninë 5D e kemi ngritur dyshime të arsyeshme se jemi para produktit të pastrimit të veprave penale dhe grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, Kalaja vlerësoi punën e Prokurorisë së Tiranës, e cila ia ktheu dosjen SPAK-ut pasi në të, ndryshe nga ç’pretendon kryetari Altin Dumani se bëhej fjalë për “shpërdorim detyre”, realisht ka korrupsion të zyrtarëve të lartë, korrupsion të të zgjedhurve vendorë e më shumë.

“Në këtë dosje janë të kallëzuar  32 punonjës të bashkisë Tiranë dhe kryetari Erion Veliaj, ish-nënkryetari e sot ministër për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku; kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko dhe të gjithë drejtuesit më të lartë të kësaj bashkie, ku nga këta, nëntë ndodhet në masë sigurimi arrest me burg apo arrest shtëpia a detyrim paraqitjeje, që nga Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tushe etj.

Në 31 maj 2023, në shkelje të plotë të ligjit, të detyrës, ai që ne e deklarojmë si partner të Partisë Socialiste, Altin Dumani, amniston Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun dhe e kalon për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës. sipas shkresës që unë bëj sot publike, më 31 maj kjo çështje kalon pranë Prokurorisë së Tiranës.

Pas hetimeve të kryera, ku doja të falenderoja pa fund organin e akuzës pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë që konstaton se kjo dosje ndryshe nga sa thoshte Altin Dumani me shkresën e 31 majit 2023, është një dosje ku ka kompetencë vetëm SPAK për ta hetuar sepse Altin Dumani, partneri dhe kolegu i Erion Veliajt dhe i PS ka pretenduar se kemi të bëjmë vetëm me shpërdorim detyre të disa zyrtarëve të bashkisë Tiranë.

Ndërkohë pas hetimeve të kryera në Prokurorinë e Tiranës rezulton se nuk kemi të bëjmë me nenin 248, por kemi të bëjmë me disa vepra penale duke filluar që nga ajo e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, të korrupsionit të të zgjedhurve vendorë dhe deri te akuzat e tjera që kam referuar dhe që Dumani ka pretenduar se nuk janë referuar nga ne duke vijuar me pastrimin e produktit të veprës penale, grupit të strukturuar kriminal dhe veprime kriminale të një organizate të tilla.

Në këto kushte, rikthimi i kësaj dosjeje pranë SPAK për ne është lajm shumë i mirë sepse tregon që sot nën hetim duhet të jetë edhe Erion Veliaj, Arbjan Mazniku dhe Romina Kuke dhe nga ana tjetër vërteton katërcipërisht të gjithë denoncimet tona se organi i ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar sot është kthyer në zjarrfikëse të gjithë këtyre veprimeve antiligjore.

Duke kërkuar nëpërmjet këtij kallëzimi, sekuestrimin e projektit lidhur me ndërtimin e pallatit, siç e ka denoncuar edhe PD, përveçse pallati është prishur nga IMT ku ish-kryetari Mariglen Qato sot është në arrest me burg dhe demolimin e këtij pallati ia ka deleguar në mënyrë antiligjore, kriminale kompanisë 5D që kishte interesa të ngushta , ne i kërkojmë Dumanit marrjen e masës së sekuestros preventive mbi projektin e këtij pallati se ne e konsiderojmë se e gjithë puna në rrugën “Myslym Keta” është e paligjshme dhe e bazuar në interesa personale të kryetarit të bashkisë dhe gjithë drejtorëve të tij të lidhur me kompaninë 5D e kemi ngritur dyshime të arsyeshme se jemi para produktit të pastrimit të veprave penale dhe grupit të strukturuar kriminal.

I bëj thirrje Dumanit të largohet nga shërbimi që i bën në mënyrë konseguente Veliajt dhe PS-së, se nuk është kthyer në koleg, po në shërbëtor të tyre”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …