Zhduket Rama, Spaho: Ku ndodhet kryeministri? Prej janarit nuk vjen në Kuvend!

Ka nisur dita e dytë e seancës plenare maratonë, që shënon edhe mbylljen e këtij sesioni parlamentar.

Teksa seanca e djeshme u shoqërua me debate të ashpra mes palëve, për raportimin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ditën e sotme pritet të votohet drafti i dakordësuar për Reformën Zgjedhore.

Sot po ashtu në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe ligji për ‘Prodhimin e Armëve’. Në rend dite pritet të miratohet edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS.

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar sqarim sot në Kuvend për mozprezencën e kryeministrit në sallë.

Ai u shpreh se Rama është më i shqetësuar për “hallet e ndërkombëtarëve” se për shqiptarët.

“Sot është seanca e fundit për këtë sezon parlamentar. Që nga Janari e deri më sot, nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent. Ai është më i shqetësuar për udhëheqjen globale dhe hallet e popullit ndërkombëtar. Pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë, tani të kujdeset pak për refugjatët këtu se jemi kthyer në popull refugjatësh. Të vijë së paku në ditën e fundit në Kuvend se ai edhe kur vjen në Shqipëri, ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym, aty është Edi Rama”, tha Spaho.

About Redaksia

Check Also

Sofra e Tiranës, mes emocioneve dhe përjetimeve shumë të forta!

Për mua dhe shumëkënd në qytetin tonë, Arbeni ishte jo vetëm një mik dhe koleg …