Berisha: PD realizoi zotimin solemn, kthimin e të drejtës së mohuar të shqiptarëve jashtë vendit për të votuar

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur te ndryshimet zgjedhore të votuara në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë, pas dakordësisë së arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Berisha tha se, Partia Demokratike realizoi mbrëmë zotimin e saj solemn, kthimin e të drejtës së mohuar të shqiptarëve jashtë vendit për të votuar.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Kauzës së lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së opozitës.

Të dashur miq, PD në përpjekjen e saj realizoi mbrëmë zotimin e saj solemn, kthimin e të drejtës së mohuar të shqiptarëve jashtë vendit, të drejtës kushtetuese për votim.

Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe krijimin e qeverisë teknike.

Në qoftë se vota e diasporës dhe emigracionit u sanksionua, qeveria teknike dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve është detyra e të gjitha detyrave.

Është misioni i çdo demokrati dhe demokrateje.

Miqtë e mi, Edi Rama, i zhytur në krime të rënda, nuk pranon kurrë të dorëzojë pushtetin me votë.

Nuk pranon kurrë të lejojë shqiptarët të votojnë të lirë.

Atëherë cila është detyra jonë?

Detyra jonë është të vendosur për çdo sakrificë, për lirinë, për votën, të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe t’u rikthejmë shqiptarëve votën e lire”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …