Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se vijimi i aksionit opozitar u takon shqiptarëve për të vendosur që të sakrafikojnë për votën e lirë, për dinjitetin e tyre, për shpresës dhe për të ardhmen.
Berisha tha se, në qoftë se ndonjë njeri mendon se Edi Rama fiton zgjedhjet, ai është në rast se e ka pa vetëdije, është njeriu më i mashtruar. Në qoftë se e ka me qëllim, është hipokriti më i madh.
“Miqtë e mi, Edi Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës i votës së shqiptarëve.
Por u takon shqiptarëve të vendosin që të sakrifikojnë për votën e lirë, për dinjitetin e tyre, për shpresën, për të ardhmen e Shqipërisë, për begatinë e tyre.
Çdo njëri prej jush e ka të qartë se ndeshje kur në njërën anë rreshtohet shteti me miliarda e miliarda euro, kur po në atë anë rreshtohen terroristët patronazhistë, nëpunësit si shushunja i paguajnë me taksat tona dhe vërsulen si terroristë politikë për të grabitur votat tona, kur në këtë anë rreshtohen vrasësit me pagesë, bosët e mafies, kur në këtë anë rreshtohen mafia e blerë ndërkombëtare, ç’u mbetet shqiptarëve? Të besojnë vetëm tek vetja e tyre.
Tek guximi i tyre.
Tek fuqia e tyre.
Tek bashkimi i tyre.
Të dashur miq, në qoftë se ndonjë njeri mendon se Edi Rama fiton zgjedhjet, ai është në rast se e ka pa vetëdije, është njeriu më i mashtruar. Në qoftë se e ka me qëllim, është hipokriti më i madh.
Grabitja nuk mund të quhet kurrë fitore. Grabitja e votës së qytetarëve është veçse krimi më i shëmtuar ndaj një kombi dhe ndaj një demokracie.
Ndaj dhe ju, që pa kuptuar se çfarë thoni, që i atribuoni Edi Ramës grabitjen, vjedhjen për fitore, pa dashje bëheni bashkëautorë në krimin e tij.
Vjedhja, grabitja është dhunimi i vullnetit, i dinjitetit, i lirisë, i votës së qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe revolta, revolta dhe vetëm revolta duhet të jetë përgjigjja jonë”, tha Berisha.