Rama frikësohet nga Gjokutaj, policia me urdhër nga lart nis “hakmarrjen” ndaj avokatit

Qeveria i trembet avokatit Genc Gjokutaj i cili i bëri thirrje qytetarëve që të çohen dhe me revolucion të dhunshëm ta largojnë Edi Ramën nga pushteti, i cili sipas tij, ka instaluar diktaturën në vendin tonë.

Pas thirrjes së avokatit, me “urdhër politik” policia me urgjencë ka referuar dosjen në Prokurori ndaj Genc Gjokutaj i cili akuzohet për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online”, njofton policia e Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …