Berisha: Taulant Bego Yarisin e zëvendësoi kushëriri i Ermal Hoxhës, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës

Kreu i PD, Sali Berisha u kujtoi qytetarëve në tubim dhe atyre që e ndiqnin në ekran, se  Edi Rama i dorëzoi ministrinë e Brendshme, pasi hoqi Tualetin me 5 mbiemra, familjes Hoxha, duke sjellë në vemendje se  ministri i ri është pikërisht kushëriri i Ermal Hoxhës, i Ilir Hoxhës, Ervin Hoxha, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës.

“Emërimi i Taulant Ballës si eksponent kryesor i krimit në politikë, si përfaqësuesi më i keqpërdorur i bandave të mafies së Elbasanit, Fushë Krujës dhe Shkodrës, ishte padyshim dorëzimi përfundimtar i rendit në duart e këtyre bosëve të mafies së Shqipërisë.

“Kongresi i Metamorfozës ishte një akt okult ndaj mbarë shoqërisë shqiptare, të cilën padrino e shumëzoi me zero, njëlloj si rilindësat e tij.

Miqtë e mi, Taulant Bego Yaris është ministri i pestë i brendshëm që ikën nga detyra.

Emërimi i tij si eksponent kryesor i krimit në politikë, si përfaqësuesi më i keqpërdorur i bandave të mafies së Elbasanit, Fushë Krujës dhe Shkodrës, ishte padyshim dorëzimi përfundimtar i rendit në duart e këtyre bosëve të mafies së Shqipërisë.

Qëndrimi i tij në detyrën e ministrit të Brendshëm ishte rendi në duart e krimit.

Të dashur miq, arrestoi ky faqezi që ka karakterin e një krimineli pervers, me qindra e qindra qytetarë.

Nuk harroj kur këtu para jush denoncova që njoftoi në një vikend se arrestuan 600 qytetarë, por nuk kapi kryetrafikanti një kg kokainë.

Me ardhjen e tij në pushtet, kokaina hynte lirshëm me vagona, me kontejnerë, me trajlera dhe çdo gjë tjetër.

Po tani pse iku, thoni ju?

A u tha një fjalë Edi Rama shqiptarëve pse iku?

Pse iku ky bashkëpunëtor plural në krime?

Asnjë fjalë! Shkoi zëdhënës i Ziliefalit në parlament dhe vetëm kaq.

Asnjë fjalë për zhdukjen e kapjes së kokainës në Shqipëri.

Asnjë fjalë për krimin që mori në dorë rendin.

Po kush e zëvendësoi Taulant Bego Yarisin?

E zëvendësoi kushëriri i Ermal Hoxhës, i Ilir Hoxhës, Ervin Hoxha, pasardhës direkt i kushërinjve më të afërt të Enver Hoxhës.

Pra miqtë e mi, Edvin Kristaq Rama, bastardi i xhelatit Krsitaq Rama që firmoste varjen në litar të disidentit Havzi Nela për lirinë e fjalës, i dorëzoi ministrinë e Brendshme, pasi hoqi Tualetin me 5 mbiemra, familjes Hoxha.

Dy prej të cilëve, bashkë me Olsin, drejtonin klanin e Xibrakës.

A ka tallje më të madhe për shqiptarët, poshtërim më të madh për këtë vend?”, u  shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Të Zgjedhurit Vendorë letër institucioneve europiane: Ndërhyni për t’i thënë ndal uzurpimit të Edi Ramës të të gjitha pushteteve!

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë të Shqipërisë, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur …