Gjatë një konference për shtyp, ditën e sotme (29 korrik 2024) Argita Malltezi së bashku me avokatët mbrojtës të liderit të opozitës ka evidentuar me dokumenta manipulimet dhe shkeljet që SPAK ka bërë në çëshjten ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.
Në dokumentat e publikuara duket qartë se Edi Rama ka përdorur Taulant Ballën për të bërë kallëzim të rremë nën garancinë e mbrojtjes nga Dumani.
Dhe në të vërtetë ashtu ka ndodhur. Altin Dumani nuk ka pranuar padinë penalë ndaj Ballës për kallëzim të rrëmë (N.305 KP).
Raporti i katërt 2-mujor i SPAK nuk ka asnjë fjalë për Berishën.
Dumani zhvillon hetime që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen, vetëm e vetëm sepse ashtu e ka urdhëruar Edi Rama që të mbajë të izoluar Berishën.
SPAK-u është i gatshëm të shpenzojë resurse për çështje që nuk e kanë fare tagër hetimi (psh kontrata civile që nuk ka pasur kurrë ankesë nga palët).
Duan të ndryshojnë ligje, dekrete presidenciale me dëshmi dhe jo vetëm kaq, por ajo që është më kriminale dhe e paimagjinueshme është se SPAK fsheh dhe falsifikon dokumenta duke thënë se, “nuk ka të dhëna të reja që të lehtësojnë pozitën”. Pra, prova nuk ka, ato që janë i fshehim dhe manipulojmë për të zgjatur arrestimin politik të Berishës.
“Edhe pse nuk kanë mundur dot të sjellin asnjë provë që prej 20.10.2023, SPAK kërkon vazhdimin e masës sepse, siç shprehet ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e arrestit. Konkretisht, thotë se :
1. ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova mbi kryerjen e veprës penale” – Hetimi dëshmon se SPAK nuk ka prova, sepse nuk ka vepër penale.
2. Ekziston rreziku i ikjes – për këtë nuk jepet asnjë provë. A ka shqiptar sot që mendon se Berisha mund të ikë?!!!
3. Ekziston mundësia e prishjes së provave – cilave prova? Asnjë shpjegim. Provave që ka 15 vite që janë publike? Apo provave të drejtimeve të paditura ku ecën prokuroria?
4. Vepra është kryer në bashkëpunim dhe hetimet janë komplekse –Nuk ka vepër, veprimet hetimore të SPAK nuk kanë sjellë asnjë prove, përveçse ka zbuluar bindjen ndaj urdhrit politik për të mbajtur nën arrest Sali Berishën në vit elektoral.”, – thotë Argita Malltezi gjatë prezantimit të fakteve në konferencën për shtyp.
Malltezi publikoi gjithashtu 12 pika të cilat rezultuan mashtrime me dokumenta në dosje:
Kallzimi i Taulant Ballës doli i rremë – Toka nuk ka qenë e shpronësuar!
Kthimi i tokës dhe marrja e të drejtës së parablerjes në rast privatizimi që në 1995 dhe jo në 2006 siç thotë SPAK.
Destinacioni i tokës nga Berisha? Jo nga Edi Rama: 2006 & 2008
KP në planin e përhapjes së FA? Jo. As në 2004!
Ligjet u bënë për Malltezin? Jo, ligjet janë ende në fuqi në gërme ose përmbajtje (Rama bën ligje për individë ratet, Fusha, Bollino etj, )
Zgjatja e afatit të kërkesave për pronat është bërë edhe në 2015
Ndryshimi nga komision në agjensi kthimi prone? Reforme që shtoi 2 nivele kontrolli përpara se vendimi të merrte formë të prerë
Agjensia qëndrore
Avokatura e shtetit. Edhe sot është njësoj
Sipërfaqja 4261 m2 figuronte “shtet”? Jo! Ka qenë pronë e njohur për familjen Llagami
Udhëzimi nr. 4 dt. 21.11.2007 për “Procedurën e fshirjes”? SPAK fsheh vendim gjykate të formës së prerë që vërtetoi fallsifikimin.
VKM për letrat me vlerë për Malltezin? Jo. Pronarët paguan 90% me para dhe 10% me bono. Edi Rama e rifuti në ligj në 2024 këtë mënyrë pagese.
Klubet funksiononin rregullisht? Formularët e firmosur nga Edi Rama dhe shkresa zyrtare dëshmojnë të kundërtën.
Të njëjtat ligje janë edhe sot në fuqi.
Pra sistemi vijon të operojë me të njëjtat ligje, por Sali Berisha duhet mbajtur i izoluar sepse bëhet pengësë për shefin e Dumanit në politikë.
Por SPAK pasi i del në hetime se dëmin 320-mijë euro e ka shkaktuar Edi Rama dhe kur i del edhe me vendime gjykate të formës së prerë, i fsheh dhe nuk guxon të nisë hetim ndaj Ramës.
SPAK mashtroi gjithashtu kur tentoi ta quajë ish-klubin Partizani si pjesë e Planit të Përhapjes së Forvave të Armatosura. Por nuk ka qenë as në 2004 pjesë e tillë. Prokurorët e SPAK u përpoqën të montojnë një gjë të tillë me dëshmitarë të rremë e të kërcënuar.
Duke mos ditur më si të mashtrojë e manipulojë dosjen, pasi nuk gjejnë dot fakte, SPAK zgjat hetimet dhe pretendon se ka rrezik mos ikën Berisha.
Nuk ka njeri që e beson këtë. Por kundërthëniet e SPAK nuk kanë fund. Po vetë këta prokurorë deklaruan në Parlament se për Berishën nuk ekziston rreziku i ikjes.
Por afërmendsh që SPAK pastaj këndoi sipas urdhërave politikë, dhe afërmendsh gjykatat i zbatojnë pa i argumentuar. Asnjë provë nuk sillet për këtë. Bëhet vetëm deklaratë e përgjithshme.
Ndryshe nga sa thotë SPAK, nuk ka hetime komplekse, por mashtrime dhe falsifikime nga SPAK
Hetime të çështjeve pa lidhje me Berishën e Malltezin, apo KP
Dumani deklaroi se tani po bëhet hetimi pasuror i Berishës.
Prishja e provave. Asnjë prove, asnjë arsyetim për këtë. Argumenti që sjell SPAK dhe afërmendsh-gjykata:
Berisha është ish-kryeministër dhe deputet dhe ka mundësi t’i prishë provat!!!!.
Pra gjykata deklaron se detyrat më të larta shtetërore janë arsye për burgosje.
Kjo është drejtësia me rregji që burgos, persekuton politikisht opozitarët.
Sot 29.07 – gjykata ende s’ka marrë vendim, më shumë se një muaj pas datës kur ligji detyron të marrë vendim për rishikimin e masës.
Përkufizimi i burgosjes politike sipas Asamblese Parlamentare të Këshillit të Evropës – Resolution 1900 (2012)
Një person i privuar nga liria personale trajtohet si ‘burgosur politik’:
a. nëse arresti është vendosur në dhunim të një prej të garancive themelore të përshkruara në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut…;
b. nëse arresti është vendosur për arsye të pastra politike pa lidhje me ndonjë vepër penale;
c. nëse, për arsye politike, koha e qëndrimit në arrest ose kushtet janë qartazi jashtë përmasave të veprës penale që personi gjendet fajtor apo i dyshuar;
d. nëse, për arsye politike, ai ose ajo është arrestuar në një mënyrë diskriminuese krahasuar me persona të tjerë; ose
e. nëse arresti është rezultat i procedurave të cilat ishin qartazi të padrejta dhe kjo duket se lidhet me motivet politike të autoriteteve.
Bazat e mëposhtëme abuzive të arrestit paragjyqsor janë verejtur në një numër vendesh anëtarë të KEDNj:
T’i bëjë presion të arrestuarve për t’i frikësuar që të pranojnë vepër penale ose të bashkëpunojë me prokurorinë (rasti i Sergey Magnitsky në Rusi)
Të diskreditojë ose përndryshe të neutralizojë konkurentë politike (psh. raste të udhëheqësve të Levizjes së Bashkimit Kombëtar në Gjeorgji);
Të nxise objektiva politike të tjera, përfshi atyre të lidhura me politikën e huaj
Të vendose presion mbi të arrestuarit me qëllim për t’i detyruar të shesin bizneset e tyre (psh rasti Gusinsky në Rusi)
Të frikësojë shoqërinë civile dhe të heshtë zërat kritikë (psh në Turqi, Rusi)
1 – Kufizim lirie:
duhej marrë fillimisht miratimi në Parlament (N.73, Kushtetuta)
Nuk u mor leja në Parlament => masë antikushtetuese
2 – SPAK/GJKKO thonë nuk është kufizim lirie:
Ligji thotë se ekzekutimi i këtyre masave kryhet vetëm pasi vendimi merr formë të prerë!
SPAK e ka ekzekutuar menjëherë pa pritur që të marrë formë të prerë
Pra procedura për ekzekutimin e masave të para për Berishën është e pavlefshme!
Për pasojë zëvendësimi i një mase të pavlefshme është nul! Arresti është nul
në fazë hetimesh, që zgjasin që prej 4 vitesh vetëm sepse Jamarbër Malltezit i janë kthyer 412 m2 tokë trashëgimi e ligjshme e gjyshërve
Pa asnjë provë, dëshmi apo fakt për ndonjë shkelje ligjore nga Berisha, Malltezit apo dikush tjetër i lidhur me çështjen.
Për një çështje ku nuk ka asnjë cent dëm ndaj interesit publik, por përkundrazi shteti ka përfituar 800,000 $ nga ndalimi i paligjshmërisë!
Për një nen që nuk i përket Malltezit, që nuk ka qenë zyrtar i lartë/ i zgjedhur vendor,
Raportimi i 4-ër dymujor për arrestin, NUK KA ASNJË FJALË APO FAKT për Berishën
Kryhen veprime hetimore për çështje pa lidhje me hetimin.
Masat ndaj Berishës si kufizim i lirisë janë antikushtetuese (pa leje nga Parlamenti). SPAK/GJKKO i vlerësoi si masë shtrënguese, por nuk ndoqi procedurën ligjore, ndaj edhe këto janë të pavlefshme.
Neni 417, Kodi I Procedurës Penale – Pezullimi i ekzekutimit
(Shtuar fjalë në fjalinë e parë dhe shfuqizuar fjalia e dytë në pikën 1 me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)
1. Ekzekutimi i vendimit të ankimuar pezullohet deri në përfundimin e gjykimit në gjykatën e apelit me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe.
2. Ankimet kundër vendimeve që lidhen me lirinë personale nuk kanë efekt pezullues.
Ligji nr. 79/2020 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, Pjesa 3të – “Ekzekutimi i vendimeve që nuk kanë marrë formë të prerë”, neni 22
“1. Ekzekutohen me urdhër të gjykatës, menjëherë pas shpalljes: a) vendimi penal që përmban pafajësi, përjashtimin e të gjykuarit nga dënimi ose pushimin e gjykimit të çështjes, me disponimin për lirimin e personit të paraburgosur, sipas nenit 389 dhe pikës 2 të nenit 462 të Kodit të Procedurës Penale; b) vendimi penal për caktimin e dënimit alternativ të dënimit me burgim, ku përfshihet personi me masë sigurimi arrest, me disponimin e gjykatës për lirimin e menjëhershëm të tij; c) vendimi penal që përmban konfiskim pasurie, kur më parë është vendosur sekuestrimi; ç) vendimi për paligjshmërinë e arrestit në flagrancë/ndalimit, vendimi kur masa e sigurimit e humbet fuqinë ose vendimi për revokimin apo zëvendësimin e masës së sigurimit me arrest, me disponimin e gjykatës për lirimin e menjëhershëm të personit të arrestuar, përveç kur ai ka një masë sigurimi me arrest për shkak tjetër ligjor, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale; d) vendimi penal që miraton kërkesën e prokurorit për masën e sigurimit me arrest. 2. …. 3. Për ekzekutimin e menjëhershëm, gjykata i jep paraprakisht organit përkatës vendimin e përmbledhur dhe brenda afatit ligjor dërgon vendimin penal të arsyetuar.”.
Pra ligji bën dallim në mënyrën e zbatimit të masave detyrim paraqitjes, ndalimit te daljes nga vendi dhe masës së arrestit. Në rastin e arrestit ekzekutimi mund te jetë I menjëhershëm dhe ankimi I personit nuk e pezullon ekzekutimin e masës.
1. Ekzekutohen me urdhër të gjykatës, menjëherë pas shpalljes: …….d) vendimi penal që miraton kërkesën e prokurorit për masën e sigurimit me arrest..
Ndërsa masat e detyrim paraqitjes dhe ndalimit të daljes nga vendi ekzekutohet pas dhënies së vendimit të formës së prerë (GJKKO Apel).
Në kundërshtim me ligjin, vendimi për caktimin e masave të sigurimit « detyrim për paraqitje në polici gjyqësore » dhe « ndalim për të dalë jashtë shtetit” ndaj Sali Berishës është ekzekutuar si masë e “arrestit”, duke vendosur ekzekutimin e menjëhershëm, pas shpalljes së vendimit nga GJKKO, shkalla e parë.
Gjykata kishte detyrë të verifikonte ligjshmërinë e kërkesës së SPAK, por jo vetëm që nuk e bëri këtë, por u bë pjesë aktive e kundraligjshmërisë.
Siç shihet nga faktet dhe dokumentet e paraqitura nga Argita Malltezi, SPAK orientohet politikisht nga Edi Rama dhe jo nga Ligji e Kushtetuta.
Altin Dumani në gjithë këtë histori është përdorur dhe vazhdon të përdoret nga Edi Rama njëlloj si Taulant Balla dhe me siguri fundin do ta kenë të njëjtë.