Jo vetëm Jugu, turistët braktisin edhe Durrësin

Resortet përgjatë bregdetit të Durrësit në pikun e sezonit konfirmojnë se numri i turistëve deri në fund të muajit korrik është poshtë pritshmërive për këtë sezon veror.

Këtë fakt e pohon për A2 CNN administratori i një prej resorteve më të mëdha dhe që tërheq një numër të konsiderueshëm turistësh përgjatë bregdetit të Durrësit.

“Duhet ta themi që pritshmëritë për verën e vitit 2024 ishin më të mëdha, po këtë vit kemi -10% më pak të turistëve që do të frekuentojnë hotelet tona. Kemi një farë tkurrje të këtij viti. Ne do të analizojmë kush është arsyeja. Vitin e kaluar kishim më shumë turistë”, tha ai.

Sipas tij, një rol në këtë rënie të numrit të turistëve luajnë edhe qytetarët e Kosovës, të cilët këtë sezon duket se po eksplorojnë vendet e rajonit, por me shpresë që sezonin e ardhshëm do të rikthehen sërish.

Ndërkohë, resortet përgjatë Adriatikut kanë tërhequr turistë evropianë, ndërsa shpresojnë që muaji gusht dhe shtator të plotësojë boshllëkun e krijuar në dy muajt e parë të sezonit

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …