Kush është kryeprokurori i Vlorës që përfundoi në pranga, si e kaloi vetingun para një muaji

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka është arrestuar mëngjesin e kësaj të hëne me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Burime bëjnë me dije se për të njëjtin hetim që ka çuar në arrestimin e Zarkës, janë lëshuar urdhër-arreste edhe për 3 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një ish-oficere e Krimeve të Rënda, Eriona Daupaj, si dhe për avokatin, Radovan Çela.

Po ashtu urdhër-arresti ka edhe për shtetasin Astrit Vladi, një prej të akuzuarve për çështjen e “Toyota Yaris”, ku ishin fshehur 3.4 milionë euro brenda automjeteve që vinin nga Belgjika për në Portin e Durrësit. Ata janë vënë nën akuzë për korrupsion, teksa akuzohen dhe se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me një procedim penal.

Zarka më 9 maj të 2022 u emërua në krye të organit të akuzës në rrethin gjyqësor të Vlorës. Ndërkohë, rreth një muaj më parë, më 28 Qershor, Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi kaloi shkallën e parë të vettiungut. Ai dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka u vlerësua pozitivisht.

Ndërkohë, Eriona Daupaj ka qenë oficere e Policisë Gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më pas ajo kaloi oficere e Policisë Gjyqësorë në Prokurorinë e Tiranës, ku fitoi edhe konkursin për në Shkollën e Magjistraturë, ku është aktualisht studente.

About Redaksia

Check Also

“Komando e polumbarëve të ushtrisë shkoi në Roterdam për të nxjerrë kokainën nga anija”, deklarata…

Artan Hoxha A ma gjen ti se, cila është ajo forcë madhore, që i bëri …