Argita Malltezi, ka folur për sulmin në drejtim të liderit të opozitës Sali Berisha duke e vendosur në arrest shtëpiak pa prova nëpërmjet një vendimi politik të gjykatave të dirigjuara nga Edi Rama.
E ftuar në A Show në SYRI TV, Malltezi theksoi se kjo goditje është pjesë e agjendës së projektit Shqipëria po opozitës dhe pengesë për rotacionin politik në vend.
Intervista në studio
Krasta: Do t’i kthehemi çështjeve të drejtësisë. Mbrapa çdo lideri është një njëri, ka njerëz… Qëllimi është izolimi të mos e lejojnë të bëjë punën e përditshmë, të mos shkojë në Parlament, në parti. A ia kanë dalë ata që e kanë patur qëllimin për ta izoluar?
Malltëzi: Padiskutim që kjo është axhendë e qartë e projektit Shqipëria pa opozitë. Kur nuk mund ta mbash marrëveshjen që ke patur me opozitën përdor mjete të tjera për ta nënshtruar dhe për të penguar rrotacionin politik. Siç thashë nuk është vetëm Berisha, janë të gjithë krerët e spektrit opozitar që janë në situatë të njëjtë ose të ngjashme ose me keq. A ia ka dalë që të mpakë ose mipjë opozitarismi? Mendoj që në tërësi jo sepse janë betejat ato që i energjizojnë njerëzit dhe e mprehin sensin e luftës politike. Padiskutim që krijon vështirësi, megjithëse komunikimi ka ndodhur, nuk ka munguar, por mendoj që gjëja më e rëndësishmë për Partinë Demokratike dhe për opozitën tashmë që të shkundet dhe të përmirësojë, të rëalizojë kontaktin e strukturave me njerëzit. Për t’u thënë çfarë?! Për t’u thënë që ka shpresë! Që gjendaj mund të ndryshojë! Që Partia Demokratike është një alternativë, sepse ka prova që e ka bërë. Këtu ne këmi votues që 10 vjet përpara mund të kenë qenë 10-vjeç edhe nuk e mbajnë mend atë ndryshim që ndodhi në harkun kohor 2005 – 2013-të, por janë prindërit e tyrë që e dinë. Mjaftuan vetëm 18 muaj që të gjithë krerët e bandave kriminale të futen pas hekurave, por që pas 2013 dolën të gjithë, me përjashtim të Aldo Bares. Brenda mandati të parë u dyfishuan rrogat dhe pensionet, kur, atëhërë kur u përgjysmuan taksat. Pse? Sepse ishte vetëm vullneti politik, pra, bëhët mjaft që të kesh vullnetin politik. Për çfarë duhen ato fonde? Duhen për arsimin dhe u bënë në arsim. 4 % ishte penetrimi i internetit në Shqipëri, në tërë vendin, por kjo prekte edhe shkollat, 67% u bë kur Partia Demokratike la mandatin.
Dhe kjo ndikoi së bashku me investimet në arsim në një rritje eksponenciale në vlerësimin e PISA-s. Ashtu sikurse sot është vertikale rënia në vlerësimet e fundit (PISA). Pra, të gjitha këto, shëndetasia, ka pasur problemet e saja, por padyshim ka qenë më mirë. A ka qenë më mirë drejtësia? Ajo drejtëësia e pareformuar…Ka pasur padiskutim fenomene korruptive, por ka qenë më mirë sepse njerëzit merrnin vendimin në një hark kohor të arsyeshëm. Sot për një çështje civile me stokun e dosjeve që është krijuar duhen 17 vite për ta mbaruar, për ta shteruar në të gjitha shkallët e gjykimit në Shqipëri.
A mund të marri drejtësi një njëri në të gjallë të vet? A quhet drejtësia ajo kur nuk e merr sa është gjallë njeriu…? Por Partia Demokratike ka arritur ta ndryshojë situatën kur erdhi në pushtet. 2400 km rrugë të shtruara ka patur kur erdhi PD në pushtet në 2005. U shtuan 11-mijë të tjera. Pra, i bënë të mundura ato që premtuan. Duhet të ekzistojë besimi, që njerëzit të shkundin frikën. Sepse është frika ajo që i mpin njerëzit. Nuk janë shqiptarët të pamençur, përkundrazi.