Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e sotme në Parlament ka nisur me tensione, ku deputetë të opozitës kanë krijuar zhurmë pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën për procedurë.
Deputetët e opozitës kanë krijuar zhurmë teksa krye parlamentarja Lindita Nikolla njoftonte pikat e diskutimit pasi ata kishin kërkuar interpelancë për këto figura.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar me llogari Edi Ramës se përse nuk e ka sjellë të vëllanë në senancën e fundit plenare të thirrur prej kryeministrit.
“Pse nuk e sjell Olsin? Je vëllai i Olsit… Pse nuk e ke sjell Olsin?”, dëgjohet t’i drejtohet Bardhi kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm në seancën plenare në Kuvend për ndryshimet në qeveri.
Bardhi ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se është përjashtuar nga seanca.
Gazmend Bardhi iu afrua foltores duke iu drejtuar me fjalën “turp, na the që je edhe sëmurë”.
Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!
Nikolla: Je i përjashtuar nga seanca, nuk e merr dot fjalën për procedurë.
Bardhi: Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin!
Nikolla: Të të vijë turpo për fjalët që përdor
Ndërkohë garda është bërë gardh para foltores.