Berisha: Në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, kushëriri i tij

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se në rrëfimin e Arben Ahmetaj, kreu i SPAK, Altin Dumani paraqitet më i zi se vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani.

Berisha tha se, në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij.

“Miq, akti kriminal i Altin Dumanit në rrëfimin e Arben Ahmetajt, Altin Dumani paraqitej më i zi, më kriminel se Nuredini, se kushëriri i tij.

Nuredini paguhej për të marrë jetë njerëzish, zinte prita dhe qëllonte, kurse ky lake i poshtër, në zbatim të urdhrit të Edi Ramës luan me koka turku për të ushqyer psikologjinë popullore.

Për të mbrojtur Edi Ramën.

Për të mbrojtur Erion Veliajn.

Për të mbrojtur Engjëll Agaçin.

Për të mbrojtur pronarët e vërtetë të vjedhjes së shekullit.

Ky lake i Edi Ramës arreston një zonjë që paguhej si rrogëtare në këtë ndërmarrje, ndërkohë lejon pagesën çdo muaj të parave të taksapaguesve shqiptarë në ndërmarrjen Rama-Veliaj, djegësin e Tiranës, paçka se ato përfundojnë të gjitha në konto bankare jashtë vendit dhe djegësi nuk ndërtohet.

A nuk është kjo autopsia e një kërme e drejtësisë së re?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …