Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sot, një ditë pas intervistës me denoncime për afera korruptive të Ramës dhe Ballukut. Berisha deklaroi se do të kërkohet hetim ndërkombëta të atë që konsiderohet si afera e Shekulit, inceneratorin e Tiranës ku vjedhja sipas Ahmetajt do të arrijë në 700 milionë euro.
DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE:
Mbrëmë opinioni shqiptar dhe ndërkombëtar u njoh me një dëshmi të jashtëzakonshme në llojin e saj, një dëshmi publike të numri 2 të qeverisë më të korruptuar të kontinentit, të qeverisë më të implikuar në krim dhe drogë në Europë dhe më gjerë.
Me dëshminë e tij publike para shqiptarëve, Arben Ahmetaj provoi 100% ato që PD ka faktuar me dokumente zyrtare të firmosura nga Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, etj., për vjedhjen e shekullit.
Arben Ahmetaj si zv/kryetar i Këshillit të Ministrave u tha shqiptarëve se krerët e vërtetë, realë të aferës së djegësit të Tiranës që shkon sipas tij mbi 700 mln euro dhe vazhdon të gllabërojë taksat e shqiptarëve janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Në dëshminë e tij publike para shqiptarëve dhe opinionit ndërkombëtar, Arben Ahmetaj zhbëri dje me argumente të pakundërshtueshme Skrapin e Edi Ramës. Ai faktoi kontrollin e plotë total të Edi Rames mbi Skapin dhe drejtësinë e re.
Arben Ahmetaj dëshmoi se arrestimi, ndjekja, persekutimi i tij si një person që nuk ka asnjë firmë përveç katër kundërshtimeve kategorike ndaj kërkesave të Erion Veliaj, është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe qëllimin e vetëm për të shmangur nga Dumani hetimin procedurës ligjore, sepse ajo të çon direkt tek Edi Rama, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj.
Në këtë kontekst, Arben Ahmetaj është pa asnjë diskutim i përndjekuri i Edi Ramës dhe prokurorisë së tij që kontrollon, për të shpëtuar kokën e tij dhe të bandës përreth tij.
Arben Ahmetaj ju faktoi shqiptarëve se Altin Dumani nuk është gjë tjetër veçse Nuredini me kollare. Nëqoftëse Nuredini me para, zinte prita dhe vriste njerëz, Altini me kollaro, me porosi të Edi Ramës kërcënon si një bastard i hetimit të vjetër shqiptar, qytetarët me ndërrimin e akuzës në rast se pranon apo nuk pranon. Përdor korridoret si burracak për të mos u filmuar dhe regjistruar në kërcënimet e tij.
Arben Ahmetaj i bëri autopsinë regjimit të Edi Ramës, por dhe drejtësisë së re të kontrolluar plotësisht nga Edi Rama.
Ai informoi se një prokurore Millonaj, sillet në zyrën e saj si një rrugaçe ordinere ndaj qytetarëve që merr në pyetje, duke kërcënuar me gjuhën e saj të një femre të ulët.
Ky është një turp, kjo sillet si motër në krim e Taulant Ballës.
Arben Ahmetaj, të dashur miq, nuk është i penduar i drejtësisë sepse Spaki i partisë nuk mund të imagjinojë kurrë një gjë të tillë, por ai është i penduari i popullit shqiptar që pavarësisht nga kërcënimet me jetë të hanxharëve të krimit të Edi Ramës, po u thotë shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, të vërtetat e mëdha të hemorragjisë së tmerrshme financiare nga vjedhjet monstruoze të Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Ai dëshmoi mbrëmë se vet ai, ministër Financash, nuk ka firmosur asnjë tender, madje se ai i ndaloi vetes me ligj tenderimet për rindërtimet pas tërmetit, për çka padyshim meriton vlerësim.
Por ai dëshmoi se Lubi Balluku me agjencitë e vartësisë së saj, ka tenderuar nga viti 2019 e këtej 11 miliard euro. Ndërkohë Lal vjedhësi ka tenderuar 6 miliard euro, kurse korba e kovidit rreth 3 miliard euro.
Nga këto miliarda sipas denoncimeve të faktuara të opozitës, medieve, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve ndërkombëtare, 70 deri në 90 për qind janë vjedhur dhe shpërdoruar. Por nuk ekziston asnjë akuzë, asnjë padi ndaj lubisë së korrupsionit, Lal Vjedhësit, apo korbës së kovidit.
Arben Ahmetaj ju dëshmoi mbrëmë shqiptarëve, atë që opozita e ka thënë me dhjetëra e dhjetëra herë, se AKSHI është kopshti privat i Edi dhe Linda Ramës. Ju kujtoj shqiptaërve se AKSHI ka bërë në këto vite, në dhunim flagrant të ligjeve themelore të një shteti dhe ligjeve të prokurorimit rreth 200 tenderime sekrete, kundrejt 12 tenderimeve që janë kryer nga SHISH dhe prokuroria gjatë viteve 2005-2013.
Përfitues kryesorë në këto tendera sekret ka qenë oborri i Edi Ramës, kunati dhe njerëzit e tij.
Arben Ahmetaj informoi publikun shqiptar dhe ndërkombëtar, se Linda Rama është e regjistruar në regjistrim ambiental, duke ndërhyrë për tenderin 43 milionë euro në favor të njeriut të saj. Ky regjistrim ambiental ndodhet në Skrapin e partisë, por bllokohet nga lakeu i Edi Ramës, Altin Dumani.
Arben Ahmetaj deklaroi se ai ndodhet edhe në një boks tjetër.
Arben Ahmetaj informoi shqiptarët se ai disponon dokumentin që fakton se vjedhja e Porto Romanos mban firmën e Edi Ramës. Ne e kemi denoncuar disa herë këtë vjedhje, me dokumente të plota, sipas të cilave përgjegjës absolut numër 1 për këtë vjedhje është më së pari, Edi Rama.
Së fundi, ai informoi shqiptarët në dëshminë e tij se në tunelin e Llogarasë, Rama dhe lubia e tij Balluku, vodhën me një vizitë, 50 milionë euro.
Të dashur qytetarë dhe qytetare.
Në tenderin e bërë në vitin 2021, mes dy kompanive, Gjoka Konstruksion ka paraqitur një ofertë prej 140 mln euro. Kompania turke ka paraqitur një ofertë 190 mln euro. Por pas një vizite që bëri Edi Rama dhe Lubi Balluku në Ankara, ju dha kompanisë turke. Pasi u shpall fituesi, kompania turke merr si nënkontraktor të vetin, në kundërshtim me ligjin, se nuk e kishte paraqitur, se Gjoka ishte në garë rival dhe jo nënkontraktor në garë, merr Gjokën i cili ndërton nga alfa tek omega, tunelin dhe natyrisht se ku shkuan 50 mln dollarë e di Edi Rama dhe lubia e korrupsionit, Belinda Balluku.
Intervista dhënë gazetarit të njohur Çim Peka, e censuruar totalisht nga mediat e majta, gjithashtu fakton kontrollin mizor të Edi Ramës, mbi Top Channel, Bolinon dhe media të tjera. Fakton plaçkitjen e milionave euro nga djegësit, dhe tenderat e tjerë. Drejtimin direkt të Top Channelit apo ti themi tani, Top Inceneratorit, nga Lubi Balluku.
Pra gjithçka këtu kontrollohet nga njishi, nga Edi Rama.
Partia Demokratike do të kërkojë hetim ndërkombëtar për vjedhjen e shekullit, dhe nuk e heq kurrë nga axhenda pa parë para ligjit, Edi Rama, Engjëll Agaçin, Erion Veliajn, Altin Dumanin dhe hajdutë të tjerë të qindra milionë eurove në këtë aferë.
Partia Demokratike ju bënë thirrje autoriteteve helvetike të mbrojnë jetën e dëshmitarit tashmë të opinionit publik Arben Ahmetaj, mbasi jeta e tij kërcënohet në mënyrën më serioze nga kreu i mafias shtetërore më të rrezikshme në Europë, Edi Rama.
Partia Demokratike fton shqiptarët në këmbë, o sot, o kurrë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Faleminderit!
Fitore!