Ish-ambsadori: Më thoni nëse ka mbetur ndonjë qelizë brenda qeverisjes e pakorruptuar!

Ish-ambsadori, diplomati i njohur Mal Berisha, pasi ka ndjekur me vëmendje intervistën e dytë të ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga jashtë vendit, e ka shprehur mendimin e tij duke i  drejtuar një pyetje, miqve dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

“Të dashur miq! Kam një pyetje të thjeshtë, shkruan Mal Berisha në Facebook.  Pas asaj që pamë mbrëmë në televizionin Syri, në intervistën me Arben Ahmetajn, a beson kush se ende ka mbetur qoftë edhe një qelizë brenda qeverisjes së sotme shqiptare, e pakorruptuar, degjeneruar, degraduar, shkapërderdhur, jashtë-ligjësuar, vjedhur, poshtëruar…?

Kush di vetëm një, le të ma thotë që të… jetoj i qetë!”, nënvizoi Mal Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Deputetët që nuk janë në lista i ftoj që të kontribuojnë! Në politikë udhëtimi nuk ka vetëm një finish!

Lideri i opozitës, Sali Berisha u bëri thirrje nga Elbasani edhe atyre që nuk u …