Argita Malltezi në A Show: Përpiqem që të jem e vërtetë kur komunikoj me publikun

Argita Malltezi i është përgjigjur në një intervistë moderatorit të njohur, Adi Krasta, në ‘A Shoë’ në Syri Tv në lidhje me angazhimin e saj në politikë, por edhe daljet e saj të fundit në ballë të kauzave pas arrestimit politik të bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi dhe babait, liderit të opozitës Sali Berisha.

E pyetur nga Krasta për daljet e shpeshta kohët e fundit në media dhe konferenca shtypi, Malltezi theksoi se ky angazhim është i diktuar nga rrethanat dhe për shkak të njohjes në detaje të çështjes ligjore.

Por ajo ka theksuar se edhe nëse nuk do ta njihja çëshjten ligjore do ta bëja këtë luftë sepse është shumë e rëndësishme që t’i shpjegoja publikut që kërkon të dijë të vërtetën. Unë përpiqem që të jem e vërtëtë kur komunikoj me publikun.

Intervista:

Krasta: Që në momentin e parë dua të heq një kuriozitet të komunikimit tonë. Ku e keni lënë mbiemrin e familjes, në përgjithësi njiheni si Argita Malltezi?

Malltezi: Argita Malltezi…

Krasta: Argitë, kaq shumë ke dalë ti në këtë periudhë e detyruar nga një lloj mburoje personale moskomunikimi publik, sa do ishte e barabartë me gjithë mosdaljet tua në gjithë jetën. Nga pikëpamja e komunikimit do të ishte shumë e vështirë të detyrosh një njeri të tërhequr të dalë në ballë për kauza të mëdha të vendit, personale të familjes kaq shumë. Si e ke përballuar?

Malltezi: Në fakt është shumë e vërtetë që nuk ka qenë plan, jo vetëm më përpara, por edhe kur ndodhi arrestimi i Abit në fillim… Unë bëra intervistën e pare pwr të sqaruar çështjen. Ndoshta me atë shpresën naive që një intervista do të kishte qenë mjaft dhe pastaj u thashe shpesh gazetarëve që nuk do të dal më për këtë çështje. Kuptohet që është dita dhe rrethanat ato që të mësojnë se çfarë duhet të bësh, sa e nevojshme është të komunikosh me publikun që është i interesuar, sepse është mbështetës i yt. Por edhe me publikun që është i interesuar… kërkon të dijë nëse ka një shpresë te Partia Demokratike, nëse janë të vërteta këto akuza, që i bashkangjiten, që i atashohen një familje që është e lidhur me Partinë Demokratike në një mënyre të veçantë dhe jo të zakonshme… Kështu që i gjithë ky angazhim ka qenë një domosdoshmëri, e kam konsideruar si një detyrim timin në radhë të parë, sepse edhe rrethanat erdhën të atilla që unë mund ta bëja. Kryesisht sepse isha në dijeni të çështjeve ligjore, por do ta bëja edhe nëse nuk do të ishte një çështje që e njihja sepcifikisht nëse do bindesha, siç jam e bindur që të gjitha ato që bëhen, bëhen për shkak të një lufte politike të cilës duhet t’i qëndrojmë. Për t’i qëndruar kësaj lufte unë bëj maksimumin tim. Ndoshta në mënyrë ndoshta jo shumë profesionale sepse unë nuk jam njeri u medias, por në mënyrë të vërtetë. Përpiqem që të jem e vërtetë kur komunikoj me publikun.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …