Flakët kanë dalë nga kontrolli duke përfshirë edhe banesat në Shëngjin. Ndërsa bëhet thirrje për evakuim, zjarrfikësit edhe policia ndodhen në terren për të ndihmuar banorët të largohen.
Situta në Shëngjin është jashtë kontrollit prej dy ditësh. Janë kërkuar përforcime, ndërsa forcat zjarrëfikëse janë në luftë me flakët.
Situata është mjaft problematike, sidomos te zona e quajtur “Rana e Hedhun, ku flakët jo vetëm që nuk janë shuar, por po marrin përmasa edhe më të mëdha. Sipas informacioneve që vijnë nga terreni, flakët kanë përfshirë hotele e banesa dhe vetëm një shi mund ta normalizojë këtë katastrofë që është krijuar.
Situata mund të përkeqësohet dhe nga zjarri mund të digjen gjithçka rreth e rrotull kësaj zone.