Shëngjini në flakë, kryebashkiaku i Ramës më pushime jashtë vendit

Shëngjini po digjet ndërkohë që kryebashkiaku shijon pushimet jashtë vendit.

Flakët, të ndihmuara dhe nga era, janë afruar me shpejtësi pranë banesave në lagjen e “Portit” në Shëngjin.

Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e banorëve të kësaj lagjeje pasi pranë saj ndodhet një depozitë gazi, e cila mban një kapacitet prej afro 5000 litrash.

Më herët Policia urdhëroi evakuimin e pushuesve dhe banorëve të zonës, ndërsa prej orësh vijon beteja e tyre me flakët, të cilat po përhapen me shpejtësi, të ndihmuara dhe nga era që është prezente.

Me herët, gjatë pasdites së kësaj të marte, është ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterin e ushtrisë “Cougar” ndërsa nga Italia kanë mbërritur dy avionë të tjerë, të cilët do të asistojnë në vënien e situatës nën kontroll

About Krye Redaktor

Check Also

Protesta në Durrës/ Banorët: Bashkia po na shemb shtëpitë, ata që paguajnë do shpëtojnë!

Banorët e zonës së “Urës së Dajlanit” kanë dalë sot në protestë për shkak të …