Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Natë e frikshme për banorët! Qeveria është e zënë me propagandën

Nënkryetari i Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka rënë në Shëngjin, teksa shkruan në Facebook, se banorët e zonës kaluan një natë të frikshme, ndërsa thotë se qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës.

Gjekmarkaj i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur, jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit.

“Një natë e frikshme në Shëngjin nga zjarri që nuk dominohet. Qeveria është e zënë duke ndezur zjarret e propagandës për të na rrëfyer një Shqipëri që nuk ekziston duke fshehur atë që është e cila mbetet e pambrojtur nga njeriu abuziv dhe nga fatkeqësitë natyrore. Si deputet i zonës i bej thirrje Kryeministrit të ngrihet në lartësinë e përgjegjësisë dhe të aktivizojë çdo mjet, të kërkojë çdo ndihmë për të mbrojtur , jetën dhe pronën e qytetarëve të Shëngjinit”, shkruan deputeti i PD.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që ditën e nesërme, 15 mars …