Berisha: Të enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku Erion Veliajn!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se Venezuela është shembulli që duhet të ndjekim, sepse fillimisht përmbyset diktatori dhe më pas shkohet në zgjedhje.

Më tej Berisha në tubimin te ‘Rruga e Shpresës’, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen nesër në protestën e opozitës te bashkia.

“Miqtë e mi, Edi Rama është i tronditur gjer në palcë.

Rilindja është një stan banditësh, kaçakësh, kriminelësh, hajdutësh që me sulmin tonë të parë do t’ia mbathin.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, Venezuela është shembulli që na fton.

Nuk shkohet në zgjedhje me diktatorin.

Përmbyset diktatori dhe shkohet në zgjedhje.

Rrofshi ju!

Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn.

Fitore, fitore, fitore.

Rroftë Shqipëria!”, u shpreh lideri i opozitës.

About Redaksia

Check Also

Vilat në Dhërmi dhe Palasë/ SPAK thotë se ka gati kërkesën e dytë e për arrestimin e Ballukut

SPAK pritet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për heqjen e imunitetit të Belinda …