Berisha: Edvin Gjipeja është pasuruar me 220 mijë m2 tokë në Vuno!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelmuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes së PS, Olta Xhaçka, pasi është bërë pasuruar me 220 mijë metra katrorë tokë në Vuno.

Berisha tha se, Edvin Gjipeja është pasuruar me 220 mijë m2 tokë. Shkelmimi i vendimit të Kushtetueses për Olta Xhaçken ka lidhje me këtë vendim.

“Të dashur miq, sot mbyllet fushata elektorale në Bashkinë e Himarës.

Sot në Himarë, me dy dëshmitarë të rremë dhe mëkatarë si ata, Vangjel Tavon dhe Blendi Klosin, kishte zbritur edhe Edvin Gjipeja.

Edvin Gjipeja në maj të këtij viti bëri be e rrufe, u betua edhe për kokën e nënës së vet të ndjerë, se ai dhe e ndjera nëna e tij, nuk kanë kërkuar kurrë një metër katror.

Ndërsa sot, dje, pardje dalin dokumente se në Gjipe, ai dhe mamaja e tij e ndjerë dhe kushërinjtë e tij, janë pasuruar me 220 mijë metër katror tokë.

Edvin Gjipeja, kam disa pyetje. Se tani e tutje do të quajmë Edvin Gjipeja.

A ka lidhje shkarkimi i Artan Lames me refuzimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave për njohjen dhe kthimin e asaj prone nënës tuaj të ndjerë dhe ty?

Edvin, a ka lidhje me atë pronë akuza publike që të ka bërë kushëriri yt në Vlorë se i ke grabitur pronat atij?

Edvin Gjipeja, thuaju pak himariotëve, vlonjateve dhe shqiptarëve, a ka lidhje me atë proces shkarkimi njëra pas tjetrës i 8 drejtorëve, drejtoreshave të Kadastrës së Vlorës?

Edvin, doli e qartë si drita e diellit, siç kisha deklaruar me dhjetëra herë, se Himara është futur në rrethin e interesave më mafioze të Edvin Gjipesë.

A ka lidhje me interesat e tua mafioze, shkelmimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vendimeve të saj për Olta Xhaçkën?

A ka lidhje Edvin?

Cili është roli yt në shkelmimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Folu shqiptarëve se tani zbërthehen të gjitha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetari: Gjykata e ka kthyer dosjen “5D”, SPAK ka kryer hetime të cekëta

Gazetari Klodian Tomorri foli ka komentuar mbylljen e hetimeve për dosjen ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë …