Berisha: Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos ndaj protestuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar është shprehur se fermerët e Maliqit dhe qytetarët e Thumanës do të kenë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, teksa shtoi se dënon me forcë aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë, goditi qytetarin protestues.

“Të dashur miq, çdo e drejtë ka një çmim, çdo e drejtë kërkon një sakrificë.

Fermerët e Maliqit po e bëjnë atë, qytetarët e Thumanës po e bëjnë atë.

Ndaj dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD.

Dënoj sot me forcën më të madhe aktin banditesk të narko-komisar Qatos, i cili si një bandit i vërtetë goditi qytetarin që protestonte, që solidarizohej me protestën me të drejtë.

Me këtë rast, i them Edvin Gjipesë, se narko-komisari Qato ka fytyrën tënde, karakterin dhe moralin tënd.

Jeni turpi i dheut që të dy.

Garantoj narko-komisarin se për atë akt kriminal do marrë ndëshkimin që meriton. Dhe se drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Anulohet tenderi 364 milion euro për autostradën Milot-Balldre

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka njoftuar këtë të hënë, më 14 korrik, se koncesioni …