Harris fiton votat virtualisht për të qenë kandidate për Presidente e demokratëve

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, ka siguruar vota të mjaftueshme nga delegatët që të bëhet e nominuara e Partisë Demokratike për presidente, tha kryetari i Komitetit Kombëtar Demokratik, Jaime Harrison.

Njoftimi i bërë më 2 gusht vjen para se procesi i votimit online i demokratëve të përfundojë të hënën.

Harris iu fut garës për të marrë nominimin e partisë, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, u tërhoq nga gara dhe mbështeti zëvendësen e tij.

Harris tha se “jam e nderuar të jem e nominuara demokrate” për garën presidenciale të nëntorit.

“Nuk do të jetë e lehtë. Por, ne do t’ia dalim. Si presidentja juaj e ardhshme, e di se jemi të gatshëm për këtë luftë”, tha ajo.

Harrison tha se demokratët “do të mbështesin nënpresideten Kamala Harris dhe do të tregojmë fuqinë e partisë sonë” gjatë Kuvendit partiak që do të mbahet në Çikago më vonë gjatë këtij muaji.

About Krye Redaktor

Check Also

Atentati i dytë ndaj Trump, guvernatori DeSantis: Do hetojmë si atentatori u afrua në distancën 500 metra

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha të dielën se, shteti i tij do të kryejë …