SPAK vdiq, varrimi tek gropa e inceneratorit inekzistent

SPAK ka vdekur sot. Nuk ekziston më. njoftimin e ka bërë vetë SPAK duke amnistuar vjedhjen më të madhe të shekullit dhe bashkë me të Ramën, Veliajn dhe Agaçin.

Varrimi i SPAK duhet të bëhet tek gropa e inceneratorit enekzistent të Tiranës nga qytetarët.

SPAK ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim 12 të pandehur, mes tyre është edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, duke lënë jashtë Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaçin, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Nga dosja hetimore kuptohet se Engjëll Agaçi dhe kryeministri Edi Rama që firmosen bonusin prej 8% edhe pse u lajmëruan nga dy ministra të kabinetit, nuk preken nga hetimet e SPAK dhe pikërisht anëtarët e komisionit që e propozuan (sipas SPAK), janë fajtorët. Pra sipas hetimeve të SPAK, këta vetëm e propozuan dhe firmën e hodhi Rama, por që sipas organit të akuzës, kryeministri nuk duhet të hetohet.

Gjithashtu edhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, i provuar me fakte dhe dokumeta që rezulton të jetë Erion Veliaj, prap sipas SPAK nuk duhet të jetë pjesë e hetimeve për këtë aferë qindra milionë euro.
Ish-ministri Koka, së bashku me të pandehurit e tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Kur bie kryeqyteti, bie diktatura! Ra Tirana, do ikë Edi Rama!

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i është rezervuar një pritje madhështore në Parma të …