Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edvin Gjipeja ka marrë në Vuno tokë sa gjysma e Tiranës fillim të viteve ’90.

Berisha tha se, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.

“Po miq, territori, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.

E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur?

Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë.

Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.

Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë.

Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.

Për të gjitha trojet e Himarës.

Nga Borshi, në Palasë.

Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin.

Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …