Aktivistja e mbrojtjes së Teatrit dhe juristja Adriana Kalaja, e ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka folur për shfaqjen e radhës të kryebashkiaku të Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit u shfaq sot në gropën që është hapur në vendin ku më herët ndodhej Teatri Kombëtar, për të folur për atë që ai e cilëson, si një ndërtim.
Kalaja u shpreh se, ky është mashtrimi i radhës i Veliajt, pasi në vend të teatrit po ndërton një parking.
“E kujt i duhet një parking kur aty nuk ka teatër, nuk ka object? Ne po shkojmë në vitin e 5-të të shembjes së teatrit dhe artistët, për turpin e tyre, ata që e kanë firmosur, do të ketë një parking me 100 vende. Se për çfarë u duhet ky parking artistëve, ndërkohë që nuk kanë skenë, nuk kanë teatër.
Çfarë duhen këto të ardhura, kur artistët nuk kanë gjënë kryesore”, tha Kalaja.