Votoi me kartë identiteti që skadon në vitin 2074, Berisha denoncon skandalin

Berisha denoncon farsën eektorale të regjimit në Himarë duke e konsideruar atë si këmbanë alarmi për aë që regjimi ka planifikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Në Himarë sot votuan edhe qytetarë  ardhur nga Dropulli dhe zona të tjera, me karta identifikimi false, që skadonin në vitin 2070”, tha Berisha.

“Në zgjedhjet e 14 majit, në Himarë dhe mbarë vendin u zgjat afati i përdorimit, apo u autorizua përdorimi i kartave të identitetit që u kishte skaduar afati.
Kurse sot pas një pune të zezë të identifikimit të zgjedhësve me karta të skaduara doli se në shumicë dërrmuese ata ishin zgjedhës të djathtë dhe Edi Rama refuzoi të firmosë dje, vendimin e qeverisë për të autorizuar vlefshmërinë e kartave pavarësisht nga data e skadimit.
Përveç këtij akti skandaloz, përveç këtij krimi kushtetues, i pandodhur ndonjëherë unë u them shqiptarëve se në ligjet e mëparshme, jo vetëm që pranohej karta edhe e skaduar e identitetit, por pranohej letërnjoftimi i lëshuar edhe në vitet e diktaturës.
Pranohej pasaporta jo biometrike, e lëshuar përpara.
Pranohej certefikata e nxjerrë në gjendje civile, sepse gjëja e fundit që mund ti shkonte kujt ndërmend ishte mohimi i të drejtës kushtetuese të votimit për qytetarët shqiptarë.
Të përjashtosh nga votimi 6153 qytetarë në një bashki të vogël, imagjinoni ju se çfarë operacioni kriminal përgatit Edi Rama në shkallë vendi.
Ndërkohë miqtë e mi, në Himarë sot votuan edhe qytetarë të ardhur nga Dropulli dhe zona të tjera, me karta identifikimi false, që skadonin në vitin”, u shpreh ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Zbulohet e-maili skandaloz në USAID: Digjni dhe zhdukni dokumentat sekrete

Zyrtarët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë nisur një shkatërrim në shkallë të …