Avokatja Adriana Kalaja në një lidhje të drejtpërdrejtë për mediat ka sqaruar se është bërë kallëzim ndaj 3 gjykatësve të Gjykatës së Lartë, (Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni) pasi është kryer vepra penale në dëm të shtetit të së drejtës e atij ligjor, i cili e ka të detyrueshme zbatimin e dispozitave ligjore.
Sipas juristes, ky kallëzim qëndron në vendimin e GJykatës së Lartë, i përbërë nga trupi gjykuese i cili ka pranuar rekursin ligjor, person ky që mban rolin e viktimës dhe nga ana tjetër një person i cili me ligj dhe me dispozitat ligjore, nuk mundet të ushtojë rekurs.
Deklarata
Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni në referim të dispozitave ligjore në fuqi në parashikim të dispozitave, kanë dhënë një vendim jo vetëm anti-ligjor, por me veprimet konkludente kanë shpërdoruar detyrën duke kryer korrupsion aktiv e pasiv.
Duke ju referuar po këtyre dispozitave ligjore kanë kryer një vepër penale në dëm të shtetit të së drejtës dhe shtetit ligjor i cili e ka të detyrueshme zbatimin e dipozitave ligjore.
Ky kallëzim i bërë nga ne qëndron në vendimin e Gjykatës së Lartë, i përbërë nga ky trup gjykues që unë sapo e citova për shkak se kanë pranuar rekursin e bërë të një personi i cili ka rolin e viktimës në këtë procedim penal.
Nga ana tjetër të një personi i cili me ligjin dhe dispozitat ligjore e penale, po mbi të gjitha me të gjithë praktikat e unifikuara, nuk mundet të ushtrojë rekurs.
Për ta bërë sa më të lehtë e të kuptueshme: Pas denoncimit që kanë bërë familjarët e viktimave (unë këtu shpreh solidarizim dhe ngushëllime për to) SPAK kalon dosjen për kompetencë në prokurorinë e Tiranës.
Prokuroria rregjistron këtë kallëzim penal dhe nis hetimet ndërkohë që kallëzuesja (bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika) bën një ankim ndaj vendimit të SPAK për kalim kompetence.
Në referim të neneve 28/29 në asnjë rast në të gjtihë praktikën 32-vjeçare të Gjykata, nuk legjitimohet viktima që në rastin konkret është bashkëshortja, të bëjë ankimim kundër vendimit të prokurorit që ka kaluar kjo dosje në prokurorinë e Tiranës.