Rama rikthen në detyrë kryepolicin bandit që qëlloi me shpullë protestuesin

Dy ditë ka zgjatur pezullimi i Altin Qatos, drejtori i Policisë Rrugore që qëlloi me shpullë një të ri në autostradën Thumanë-Kashar.

Urdhri i Muhamet Rrumbullakut, ishte sa për të shuar lajmet në media sepse Qato punën e tij e ka vazhduar menjëherë mëngjesin e sotëm. Kështu shkruan gazetari Klodian Tomorri në një postim të tij të sotëm.

“Shikoni se sot në mëngjes kanë dhënë urdhrin që Altin Qato të rikthehet në punë dhe është kthyer sakaq.

Është ai shefi i rrugores që ja kërciste miletit me shpullë surratit.

Në fakt nuk ka ndonjë çudi të madhe këtu. Sa më shume thellohet diferenca e votave aq më fort kërcet shpulla.

Megjithatë duhet bërë shyqyr. Deri tek shpulla është mirë kjo punë. Keq është kur të fillojnë të shtrijnë llozin.

Dilni protestoni prapë tani se, herën tjetër do hani grushte surratit”, shkruan Klodian Tomorri në Facebook.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …