Prandaj zënë vend trutë e gomarit këtu… dhe statuset e mamicës…

Nga Ylli MANJANI

Nga një vëzhgim që bëra në rrjet, vura re që njerëzit nuk e çmojnë si problem faktin se BRENDA TË NJËJTIT PROÇES ZGJEDHOR njëherë i lenë njerëzit të votojnë me karta të skaduara dhe herën tjetër jo.

Madje nuk u bën përshtypje edhe shtesat në listat e votuesve të njerëzve që, brenda të njëjtit proces zgjedhor, kanë votuar njëherë në një bashki tjetër.

Pra po të jesh votues i qeverisë lejohet të votosh edhe dy herë brenda të njëjtit proces. Ndërsa po të mos jesh votues i qeverisë të zë ligji i skadencës së kartave…

Asnjë përshtypje, pavarësisht se nga këto manovra ndryshon rezultati zgjedhor!!!

Edhe tek shqiptarët e ikur nga ky vend, njësoj është reagimi…

Madje gjejnë paqe tek shprehja “ky është ligji”.

Po, po fundja ky është ligji! Duhet t’u bjerë në kokë ligji që ta kuptojnë se ç’lesh e li është…!

Fundja, të themi të drejtën fare, në një mjedis ku shumica e njerëzve e besojnë se sëmundjet vijnë nga “e ftohura” dhe, pjesa e mbetur nga shumica beson se sëmundjet vijnë se “shkel xhind”, ç’kuptim ka ligji, të drejtat e demokracia?!

Në këtë vend edhe ilaçet merren si mjeti i fundit dhe, pihen si ndëshkim për të sëmurin, jo për të luftuar sëmundjen.

Prandaj zënë vend trutë e gomarit këtu… Trutë e gomarit dhe statuset e mamicës…

About Redaksia

Check Also

Ata që nuk kënduan…

Nga Lutfi DERVISHI Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm …