Shikoni si polici godet protestuesin me fëmijën e mitur në krah dhe e gjakos

Nuk është shoqëruar pa incidente protesta e sotme në autostradën Thumanë-Kashar, ku një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte sëbashku me fëmijën e tij të mitur në krah duke e gjakosur.

Në një moment, teksa protestuesi tenton të cajë kordonin e policisë me djalin e mitur në dorë, efektimi i me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën dhe kërkonte të hynte në korsinë e autostradës për të shprehur protestën e tij kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar banorët e kësaj zone që të kenë akses në këtë aks rrugor.

Mijëra banorë kanë dalë sërish në protestë për të katërtën herë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë të kenë akses hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm për lëvizjen e tyre të përditshme.

About Redaksia

Check Also

Biznesmeni Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi ditën e sotme, pasi SPAK lëshoi një urdhër arrest …