Berisha: Të nderuar partnerë, mos e mbështesin më Edi Ramën dhe drejtësinë e kapur prej tij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë apel partnerëve ndërkombëtarë që të mos e mbështesin më Edi Ramën dhe drejtësinë e kapur prej tij.

Berisha tha se, nëqoftëse nuk gjeni forcë të realizoni dramën që u krijua me drejtësinë, të paktën mos vazhdoni të mbështesni Ramën.

“Qytetarët shqiptarë janë qytetarët e vetëm në Europë, të cilët janë me drejtësi të munguar.

Shteti ligjor në Vietnamin e diktaturës komuniste është 4 kate mbi shtetin ligjor të mobokracisë së Shqipërisë, anëtare e NATO-s, kandidate e BE, turpi, faqja e zezë e Europës dhe e botës.

Qytetarët shqiptarë janë të vetmit që për një vendim drejtësie, duhet të presin 14.6 vite dhe si shpërblim marrin mesazhe se ne mbështesim drejtësinë e re. Se ne kemi besim te drejtësia e re.

Zotërinj, të nderuar partnerë, mos u tallni më me shqiptarët. Për çfarë drejtësie bëni fjalë ju?

Për drejtësinë që për të marrë vendimin në gjykata, duhet të presë 14 vite shqiptari?

Po të paktën këtë mos e bëni.

Për cilën bëni fjalë ju? Kur kryeministri, i ka vënë drynin Gjykatës Kushtetuese, vendimet e të cilës janë norma kushtetuese në doktrinën e të drejtës.

Zotërinj, nëqoftëse nuk gjeni forcë të realizoni dramën që u krijua me drejtësinë, të paktën mos vazhdoni të mbështesni Edi Ramën.

Të mbështesni Edi Ramën se shqiptarët po qeshin dhe bota do qeshë me ju”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …