Kreu i FRPD, Besard Xhaferri është shprehur se goditja e një protestuesi nga policia gjatë protestës i cili mbante dhe fëmijën në krah është një akt i rëndë dhe i pashembullt.
Postimi
Akt i rëndë dhe i pashembullt ishte ai i goditjes nga polici i një protestuesi që mbante fëmijën e tij të mitur në krah në protestën e banorëve të Krujës që kërkojnë akses në aksin Thumanë- Kashar.
Ai qytetar ka dalë aty pasi qeveria po i vjedh të ardhmen fëmijës së tij dhe prania e fëmijës në krah ishte garancia e tij se në atë protestë nuk ishte për dhunë por për zgjidhje.
Akti i goditjes së tij me fëmijë në krah dëshmon dhe njëherë degradimin e armatës së policisë dhe infiltrimin brenda saj të kamikazëve që nuk njohin as normë as ligj dhe as zakon.
Në mënyrë diskrete ai efektiv policie duhet të pezullohet dhe të nisë një hetim ndaj tij nga AMP.
Ata banorë meritojnë zgjidhje pasi mungesa e aksesit në autostradë mbyll 500 biznese nga Thumana në Kamëz dhe rrënon ekonomikisht mijëra familje.
Banorët e Krujës kanë propozuar vetë ta ndërtojnë nënkalimin dhe të tarifohen por babëzia e Edi Ramës dhe urrjetja e tij për qytetarët nuk njeh limite.