Regjimi përgatit lirimin e vrasësit të babait të dy fëmijëve, është familjar i drejtuesve të PS

Dëshmitarët okularë kanë treguar se në ato momente, Egli është shprehur se nuk mund t’i jepte xhiron ditore, pasi kishte për të mbajtur fëmijët e tij.
Xhiroja ditore i kushtoi jetën Eglit, pasi u godit me grushte në anën e majtë të kokës nga Denis Meçe, goditje e cila ishte fatale.
Ai ra në tokë dhe qëndroi i shtrirë për 30 minuta, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, ndërsa aty pranë ishte edhe një efektiv policie.

Familjarët kanë tentuar ta marrin 42-vjeçarin dhe ta dërgojnë në spital, por janë refuzuar dhe iu është thënë nga policia se ndihma mund të jepet vetëm nga persona të specializuar, por ambulanca erdhi me vonesë sipas tyre.

Ndërkohë policia e fshehu ngjarjen, duke e paraqitur atë si një aksident.

Krimi ka tronditur banorët e qytetit të Pogradecit. Ata thonë se Denis Meçe është toleruar për shkak të lidhjeve të ngushta me Partinë Socialiste.

Por edhe prokuroria ka vendosur të ngrejë ndaj tij akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

Një akuzë e tillë parashikon dënim me gjobë deri në 5 vite burg.

Familjarët e viktimës thonë se ai rrezikon të lirohet më shpejt, ndërkohë që një qytetar i ndershëm dhe punëtor i Pogradecit humbi jetën për shkak të dhunës nga njerëzit e partisë në pushtet.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …