Udhëtimet e Ramës me avionin e tij personal u kanë kushtuar shqiptarëve jo pak, por plot 21 milionë euro në dy vite. Denoncimi është bërë nga Kryetari I PD, Sali Berisha. Berisha thotë se me këtë shumë mund të ishin blerë deri në 100 zjarrfikës për të shuar flakët që po djegin Shqipërinë.
Denoncimi I Berishës
Kjo ishte një verë e nxehtë, ndër më të nxehtat, dhe kjo verë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim u shoqërua me zjarre të furishme.
Por në tërësi, zjarre edhe të qëllimshme nga Rilindja për të hapur fushat e kanabisit në vitin paraelektoral.
Megjithatë duhet thënë se këto zjarre e gjetën Shqipërinë më duarlidhur, më të papërgatitur se kurrë sepse shpenzimet nga 2013-a gjer sot për mjetet kundër zjarrit janë pothuajse ekzistente.
Edi Rama nuk ka ndërmend si qeveri të mendojë për të mbështetur qytetarët.
Vetëm me 21 milionë euro në dy vjet udhëtime me avion taksi personal, mund të ishin blerë për këtë vend 80 gjer në 100 zjarrfikëse.
Me 21 milionë euro të shpenzuara për udhëtime dhe vakanca dhe për transporte të gjërave më të dyshimta nga Edi Rama, mund të ishte rritur disa herë shkalla e përgatitje së vendit për të përballuar zjarret.
Mund të ishin abonuar për tetë vite avionët Kanadair për të shuar zjarret në rast të shpërthimit të tyre.
Por ato të gjitha u përdorën vetëm e vetëm për interesa personale, për vakanca dhe interesa kriminale të Edi Ramës.