Drejtori i Policisë inkriminon Prokurorinë për vrasjen në Pogradec: Ndryshoi akuzën nga “vrasje me dashje” në “vrasje pa dashje”

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku deklaroi se policia i ka referuar prokurorisë akuzën ‘vrasje me dashje’ për Denis Meçen, autorin e dyshuar të vrasjes së Eglantin Progës.

Rrumbullaku tha se Policia e Shtetit është baltosur pa të drejtë, duke shtuar se policia është partner i besueshëm në luftën ndaj krimit. Ai tha se baltosja ndaj policisë është e dënueshme.

Muhamet Rrumbullaku: E ritheksoj se ngjarja është dërguar në prokurori për vrasje me dashje. Ndërsa, disa të shtetas nuk kanë kallëzuar krimin, duke mbuluar të vërtetën.

Sesi e kanë ndryshuar nuk është çështje e policisë. Ne kemi dorëzuar të gjitha provat në Prokurori për akuzën e vrasjes me dashje. Ftoj publikun që të ketë besim tek Policia e Shtetit.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …