Skandal/Kryetari i PS në Pogradec, shef i urgjenëcs, nuk jep çertifikatën e vrasjes së babait të dy fëmijëve

Qëndrim çnjerëzor i kryetarit të rilindjes së Pogradecit ndaj viktimës të gjobëvënësit vrasës Denis Meçe.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital për Erion Thëngjillin, Kryetarin e Partisë së krimit në Pogradec.

Egli Proga humbi jetën pak ditë më parë për shkak të dhunës brutale që 29-vjeçari Denis Meçe ushtroi ndaj tij. 42-vjeçari, baba i dy fëmijëve, u la më shumë se 30 minuta i plagosur rëndë në rrugë, në pritje të ambulancës.

Familjarët e të ndjerit akuzojnë policinë dhe ambulancën për vdekjen e tij dhe kjo, jo pa të drejtë.

Si fillim, Policia ishte e para që u mundua ta trajtojë ngjarjen e rëndë si diçka krejt normale dhe i vuri 42-vjeçarit damkën e një pijaneci, që s’i mbajnë këmbët dhe rrëzohet vend e pa vend. Efektivët e policisë nuk raportuan ngjarjen e vërtetë duke i dhënë mundësi vrasësit Denis Meçe të arratisej për disa orë të mira.

Ndërkohë që ambulanca vonoi mbi 30 minuta për të mbërritur në vendngjarjen që është 300 metër larg spitalit.

Qytetarët pogradecarë kanë treguar për JOQ ALBANIA se ambulanca e spitalit të Pogradecit që drejtohet nga Erion Thëngjilli, kryetari Partisë Socialiste në këtë qytet, bëri lojëra fjalësh kur e telefonuan për Eglin, dhe jo vetëm.

Sipas tyre, ambulancat e spitalit u vonuan qëllimisht të shtunën, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, efektivët e policisë në vendngjarje nuk lejuan familjarët që ta transportonin 42-vjeçarin në spital me mjetet e tyre.

Por përveç vonesës në mbërritjen e ambulancës, Erion Thëngjilli po sigurohet që familjarët e Eglit të mos kenë në duar certifikatën e vdekjes së tij edhe pse kanë kaluar 3 ditë që nga ngjarja e rëndë.

Këto vendime të Thëngjillit njëri pas tjetrit, shpjegojnë më së miri kapjen e shërbimit shëndetësor nga pushteti dhe paratë.

Duke ditur se daja i Denisit, socialisti Valter Gora është emër i njohur dhe me pushtet në qytetin e Pogradecit, nuk është aspak çudi që Thëngjilli t’i ketë bërë qokën, ashtu siç Elton Halili, drejtori i Komisariatit ia bëri i pari duke fshehur ngjarjen e vërtetë.

Epo pas hetimeve për Komisariatin e Pogradecit, mbetet që radhën ta ketë edhe kryetar Erioni.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …