Skandali/ Beqaj paguhet 3 milionë euro në burg nga Drejtoresha e Ramës

Në një zhvillim të fundit që ka ngritur shumë pikëpyetje, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e drejtuar nga Mirlinda Karcanaj, i ka dhënë një tjetër tender me vlerë 3 milionë euro firmës FASTECH, e cila pavarësisht se “me letra” ka pronar një individ të quajtur Andis Papa, sipas publikimeve në media në të vërtetë ka lidhje me Ilir Beqajn.

Ky tender ka të bëjë me përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Elektronik Noterial. Procedura mban numrin e referencës REF-06627-05-27-2024 dhe ka një fond limit prej 267,900,000 lekë të reja pa TVSH, që korrespondon me rreth 3.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke hulumtuar dokumentacionin e tenderit shikohet se kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat është shpallur fituese FASTECH për një vlerë rreth 3 milion euro me TVSH. Kjo vlerë rezulton të jetë ndërkohë sa 94% e fondit limit të tenderit.

Habia më e madhe qëndron në faktin se FASTECH, firma fituese, dyshohet se ka lidhje të ngushta me Ilir Beqajn, i cili aktualisht është nën hetim dhe i arrestuar nga SPAK për akuza korrupsioni. Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi procesin e tenderimit dhe transparencën e tij. Si është e mundur që një person i arrestuar për korrupsion të fitojë një tender kaq të rëndësishëm dhe me vlerë kaq të madhe?

Gjithashtu, një tjetër pyetje që ngrihet është se sa para ka përfituar nën dorë Mirlinda Karçanaj për të shpallur fituese kompaninë e lidhur me Beqaj?

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …