Autori i vrasjes së Egli Progës, Denis Meçe zbulohet se ka qenë 5 herë i arrestuar për vepra të ndryshme penale
Vetëm 19 vjeç, ai u arrestua pas një sherri në një lokal buzë liqenit të Ohrit. Pasi refuzoi të paguante një faturë u konfliktua me stafin e lokalit dhe ata e denoncuan për “Shkatërrim prone” sipas Top Channel.
Në vitin 2020 gjithashtu u arrestua nën akuzën “Plagosje e lehtë me dashje” dhe në 2022 për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Meçe është me precedent penal të mëparshëm për vepra penale të kryera 2014, 2016, 2020 e 2022.
Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë.