Gramoz Ruçi në skemën e pastrimit të parave me bandën e hajdutëve të Veliajt

Belind Këlliçi

Na kanë vënë fuksa nga mbrapa si në kohën e Enver Hoxhës, që na ruajnë. Carlo Bollino, hajduti i tokave i kallëzuar në SPAK, që ka lënë pa një shkollë njësinë numër 7 në Tiranë, pa një shkollë pa një gjimnaz, sepse ka vjedhur tokën publike të dhuruar nga familja Begeja për të bërë një shkollë.

Ka vjedhur tenderat e AKSHI-t, për të financuar një televizion që shpif e hedh baltë nga mëngjesi në darkë, kundër opozitës.

Këta dinë gjithçka për opozitën, por ky hajduti që e ka emrin Erion Veliajt, nuk ka parë atë monstrën aty, 7 kate pa leje, e ka Armando Lilaj, shoku i ngushtë i Veliajt, ortaku i Fatmir Xhafajt, komunisti i fundit në drejtësi.

E ka Armando Lilo i kallëzuar në SPAK, 50 metra është distanca nga dritarja e Velaijt tek 7 katëshi, por këtë nuk e shohin. Shohin tendën e Adriana Kalasë, shohin protestuesit e opozitës.

Çdo ditë paguajnë analistë, portale për të shkruar kundër opozitës, për të dekurajuar opozitën për të dalë në protestë. Sot është dita që të falenderojmë qytetarët e Tiranës në këtë protestë maratonë.

Një protestë qëndrese në mbrojtje të interesit të qytetarëve të Tiranës.

U përmendën shumë gjëra gjatë fjalëve këtu, por diçka nuk u përmend.

Gramor Ruçi, e patë dosjen e Apelit të Posaçëm, a e patë që ‘5D’ kishte blerë gjysëm milionë euro, një apartament të ministrit të fundit të brendshëm të diktaturës, Gramoz Ruçit, ndërkohë që ishte në detyrë.

Të dhënat paraprake që kemi tregojnë se edhe dy vite e gjysëm që ka shitur këtë apartament, komunisti i fundit Gramoz Ruçi ka vazhduar të jetojë në apartamentin e tij, sepse sigurisht ky ishte pastrim parash.

Sepse nuk ka qytetar shqiptar që nuk e di, SPAK nuk e di, por mediat nuk guxojnë të bëjnë një rresht, përveç medieve opozitare, seps në mediat e tjera se keni parë

Po pse, sepse janë media që paguhen me paratë e inceneratorit të Tiranës, marrin para nga drejtorët e bashkisë së Tiranës, janë faqe dhe portale gjobëvenëse ku tashmë Elton Kacidhja paguan e jep këstin mujor për të hedhur baltë, shpifur mbi opozitën, për të hedhur baltë për këdo që shkruan për qeverinë.

I njëjti individ Elton Kacidhja, dogji zyrat e UKT-së për të zhdukur faturat.

A ka mbajtur njeri për këtë skandal, askush. Sot që flasim, ky bandit që quhet Elton Kacidhja, bankomati i radhës  së Erion Veliajt, personi që paguan gazetarë, analistë, media, portale për të shpifur mbi opozitën, ky njeri është është i qetë. Dhe kush është problemi, problemi jemi ne që ngrejmë zërin, që flasim se taksat e qytetarëve duhet të shkojnë për shërbime.

Jemi ne problemi që themi se në Astir nuk ka një çerdhe, një shkollë dhe Erion Veliaj ka shkuar disa herë e ka premtuar, por atje shkollë e çerdhe nuk ka’, tha gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …