Kush është Prokurorja e Partisë, ish punonjëse bashkie që ndryshoi akuzën e vrasjes për babain e dy fëmijëve në Pogradec

Pas Denis Meçes dhe kryepolicit të Pogradecit, Elton Halilit, kush janë drejtuesit që ‘vranë për herë të tretë’ babin e dy fëmijëve?

Në seancën gjysësore të zhvilluar në Gjykatën e Korçës, për autorin e vrasjes së babait të dy fëmijëve, Prokuroria e Korçës ka ngritur akuzën e vrasjes nga pakujdesia, edhe pse është zbuluar se autori e dhunoi barbarisht.

Vasjana Postol është prokurorja që i zbuti masën autorit të ngjarjes Denis Meçes. Vasjana Postol rezulton një militante e thekur e Rilindjes, punonjëse a patronazhiste e Partisë si pjesë e bashkisës së Korçës është prokurorja që ndryshoi akuzën për vrasësin e babait të dy fëmijëve ditën e shtunë në Pogradec.

Policia bëri të ditur se e ka referuar ngjarjen në Prokurori si vrasje me dashje, e cila sipas kodit penal dënohet nga 10 gjer në 20 vjet burgim. Por prokuroria, pas 48 orësh, kur e ka dërguar dosjen për vlerësim në gjykatë ka ndryshuar akuzën për Denis Meçen, duke e referuar tashmë ngjarjen si vrasje nga pakujdesia, duke e zbutur atë në maksimum. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në 5 vjet.

Vasjana Postol është emëruar Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në 27 korrik të vitit 2022.

TRESHJA E DREJTËSISË/ Kush janë zyrtarët që hetuan

Emri i dytë i drejtësisë, do të jetë avokati mbrojtës, Budjon Hoxha, klient i të cilit është Voltan Shulkut, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë. Lidhja e tij me bashkëshortin e Prokurores, Vasjana Postol do të thellojë dyshimet për pavarësinë e hetimit të vrasjes së Egli Progës. Në një foto të siguruar nga JOQ Ervin Xhihani, bashkëshorti i prokurores Vasjana Postol, shihet duke ngrënë drekë me avokatin Hoxha që po mbron njërin prej bashkëpunëtorëve të vrasësit Denis Meçe, i cili është akuzuar për vrasjen brutale të Egli Progës. Edhe për Shulkun dhe Arian Manellarin dhe Leonidha Guçen, Postoli do të kërkonte “detyrim paraqitje”. Të tre akuzohen për moskallëzim krimi.

TRESHJA E DREJTËSISË/ Kush janë zyrtarët që hetuan

Budjon Hosha dhe Ervin Xhihani

Emri i tretë dhe jo më pak i rëndësishmi, do te jetë gjykatësja Luljeta Kole e cila ‘vulosi’ ngjarjen, duke miratuar kërkesat e Prokurores, Vasjana Postol. Kole u rikonfirmua në dytrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në 21 tetor të vitit 2022. Komisioni nuk konstatoi probleme për pasurinë, ndërkohë që Kole dha shpjegime për një çështje të gjykuar prej saj dhe një proces disiplinor të pezulluar. Luljeta Kole e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992.

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …