Skandali me mbetjet toksike, Berisha thirrje OKB, OSBE dhe NATO-s të hetojë

 

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka bër  thirrje OKB-së, OSBE-së dhe NATO-s të etojë atë që po ndodh në Shqipëri.  “Sillni një komision, në rrezik është jeta dhe siguria e një vendi”, u shpreh Berisha tek “Rruga e Shpresës”

Deklarata

Miq, kjo është një situatë, ky është një krim tej çdo kufiri. Ky është një dhunim i çdo ligji shqiptar, çdo ligji ndërkombëtar.
Unë kam një thirrje për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me urgjencë të sjellë një komision.
Thirrje për OSBE-në, të sjellë një komision.
Thirrje për NATO-n, të sjellë një hetim se në lojë, në rrezik është jeta, siguria e një vendi dhe një kombi nga një aventurier, nga një kriminel kryeministër që për pasurimin e tij është i aftë të kryejë çdo krim, është i aftë të fshehë çdo krim.
Po si ka mundësi, mediat botërore ziejnë për lugetërit me helmet e mbushura në Shqipëri, dhe një zyrtar i vetëm shqiptar nuk thotë një fjalë se nuk guxon?
Cilat janë lëndët që vijnë dhe shkatërrohen në Shqipëri?
Cilat janë helmet e tmerrshme që vijnë dhe groposen në tunelet e Shqipërisë?
Edi Rama është një armik i egër i shëndetit dhe qenies së shqiptarëve.
Për ç’motiv shkel ai çdo ligj të vendit? Shkel ligjin ndërkombëtar.
Kërcënon vendin, popullin e tij.
Kërcënon të tjerët me helmet që eksporton.
Jemi këtu para një skandali tmerrësisht të keq, të rrezikshëm me pasoja jashtëzakonisht të paparashikuara.
Ndaj dhe thirrje ime për institucionet e mësipërme ndërkombëtare, të sjellin komision hetimor, të studiojnë mbetjet e rrezikshme në mijëra e mijëra ton që janë nisur nga Durrësi si kurrë ndonjëherë më parë.
Nuk ka njerëz më të pasigurt se shqiptarët sot me një kryeministër mafioz që është i aftë të marrë çdo vendim për pasurimin dhe pushtetin e tij.

 

About Krye Redaktor

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …