DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, ALBANA VOKSHI:
Para disa javësh, i gjithë opinioni publik u trondit me skandalin te onkologjiku. Të premtuar ‘shëndetësi falas’ nga Edi Rama, shqiptarët jo vetëm po paguajnë nga xhepi më shumë se çdo vend tjetër (mbi 60% – sipas Bankës Botërore), por shpesh nuk marrin as shërbim shëndetësor një e drejtë kjo kushtetuese.
Pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ministrja e Shëndetësisë u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Shefja e shërbimit dhe Drejtoresha e QSUT as analizuan situatën,as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikamente, kura, mungesën e funksionimit të pajisjeve dhe aparaturave në Onkologjik.
Ajo çka ndodhi të onkologjiku është veç një tjetër skandal, në radhën e gjatë të skandaleve të kësaj qeverie, me ndryshimin e vetëm, që çdo ditë që zgjat ky skandal, çdo ditë që nuk reagohet, më shumë pacientëve ju përkeqësohet shëndeti, më shumë humbin jetën.
Sot, gjendja në onkologjik vijon e njëjtë!!!
Vazhdojnë mungesat në disa medikamente, në disa kura. Vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe pajisjeve të trajtimit. Dje kanë mbërritur denoncime të tjera pranë Partisë Demokratike për mosfunksionimin e aparaturave, ose dera e aparaturës nuk punon ose aparatura nuk funksionon. Në vend që të bëhen 5 herë në javë terapi, pacientëve ju mundësohet vetëm dy herë në javë, ose një herë në javë, ose asnjë herë.
Ky është Krim!!
Në shkrimin e tij të fundit gazetari Osman Stafa ka trajtuar raste të dhimbshme ku mjekët e njohin mirë situatën por heshtin, të pacientëve dhe familjarëve që edhe pse ju mohohet një e drejtë kushtetuese për shërbim shëndetësor, vuajnë në heshtje, nuk guxojnë të flasin!!!
Po çfarë ka më keq se sa rëndimi i shëndetit? A ka më të rëndësishme se jeta???
Asgjë nuk ka!!Pranimi kësaj situate, heshtja, nuk sjell kurat, pajisjet, shërbimin!!! Vetëm nënshtrimin ndaj asaj që shkruan duke vjedhur e grabitur qeveria Rilindase!!
Nuk ka skandal më të madh se të ndërhyhet në sistem o line të farmacisë, të heqësh datën e skadencës dhe ilaçet e skaduara ti kalosh në pavionin e fëmijëve!!! Kryeministri Rama heshti, Ministrja Koçiu heshti. QSUT mashtroi!
Këto janë krime!!! Që mbeten të pandëshkuara!!
PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës.
Kallëzimin e kam bërë:
– Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
– Ilir Beqaj, ish-Ministër i Shëndetësisë
– Ogerta Manastirlliu, ish-Ministre e Shëndetësisë
– Albana Koçiu, Ministre aktuale e Shëndetësisë
– Enkel Joti, ish-drejtor i QSUNT
– Albana Fico,ish-Drejtuese e QSUNT
– Zv.Drejtorë të QSUT, Shefa shërbimesh, çdo person tjetër që nga hetimi do të rezultojë me përgjegjësi penale.
OBJEKTI:
Kallëzim i veprave penale:
‘Shpërdorimi i detyrës’,
‘Vrasja me dashje’
‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’
‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’
‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’
Në Kallëzim jo vetëm kemi mungesën e barnave, jo vetëm mosfunksionimin e aparaturave, por së bashku me ekspertët e shëndetësisë pranë PD këmi bërë një analizë të thelluar të situatës në shëndetësi fokusuar të problematikat që lidhen me situatën te onkologjiku:
1. POLITIKA E CENTRALIZIMIT TË TË GJITHA SHËRBIMEVE TË SPECIALIZUARA
2. INVESTIMI I ULËT NË SHËNDETËSI
– Investim i ulët në trajtimin e sëmundjeve tumorale:
– Mungesë burimesh njerëzore:
– Mungesë infrastrukture:
– Mungesë medikamentesh të kimioterapisë:
– Mungesë pajisjesh të radioterapisë
3. Problematikat dhe pasojat që sjell anulimi i dhjetëra tenderave për shkak se duan që t’ua japë klientit të radhës
4. Problematika në lidhje me vendosjen dhe lënien për disa vite në një vend jo të izoluar, jashtë një bunkeri, të një pajisje kobalti, i cili duke emetuar rrezatim të rrezikshëm mund të ketë rrezikuar jetën dhe shëndetin e stafit, mjekëve dhe pacientëve
5. Mbetjet spitalore te rrezikshme, të lëna për një periudhë kohore që nga Covid, në një ambient të onkologjiku, të cilat kanë lëshuar gazra, apo substanca të rrezikshme.
Me anë të këtij kallëzimi PD kërkon të bëhet përçues të zërit të atyre qytetarëve që kanë frikë dhe heshtin, zëri i të pamundurve!
Nga ana e SPAK, kërkojmë:
Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’, ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’, ‘Shpërdorimi i detyrës’.
PD fton çdo pacient, familjar, të afërm, mos heshtni, mos pranoni t’ju nënshtrojnë, mos pranoni t’ju vrasin menjëherë në mes të ditës të fortët e rilindjes, apo t ju vrasin ngadalë prej ajrit të ndohtur, mungesës së barnave, apo reduktimit të dozave!!!
Mos lejoni t’ju shkelin e t’ju mohojnë të drejtat kushtetuese kriminelë të veshur me pushtet!
Reagoni për të larguar ata që vjedhin si të babëzitur paratë e ilaçeve, kurave, aparaturave!
reagoni që të mos helmojnë fëmijët me barna të skaduara!
Merrni fatet tuaja në duar!!
Për hir të mbrojtjes së shëndetit, mbrojtjes së jetës!
Mbroni familjet, mbroni fëmijët!
Fatin e të ardhmen e keni në duart tuaja!!!