Berisha-Ramës: A e ke dërguar në Gjipe arkitektin Winy Maas për të studiuar tokën?

Berisha: 7 pyetje të tjera Edi Ramës për 224 mijë metra tokë në Gjipe, a e ke dërguar arkitektin e famshëm Winy Maas në Gjipe për të studiuar tokën

Deklaratë e Partisë Demokratike

Me bukosjen e tij të plotë ndaj pyetjeve asgjesuese të pretendimive, de fakto mashtrimeve të tij, hajduti Edvin Gjipea pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët kur deklaroi se ai dhe nëna e tij nuk kanë kërkuar kurrë 1 m2 tokë ndërkohë që nëna e tij e ndjerë është palë paditëse në Gjykatë ndaj shtetit shqiptar për 224 mije m2 tokë në gjirin e Gjipes.
Me kodin e tij të heshtjes Edvin Gjipea ka pranuar gjithashtu se ai, domethënë nëna e tij e ndjerë dhe familja Koleka kanë marrë pa asnjë dokument zyrtar kadastral apo dokument zyrtar shpronësimi 224 mijë m2 tokë në gjirin e Gjipesë zonën më panoramike dhe më turistike të vendit.
Edi Gjipea i kapur në flagrancë në vjedhjen më të madhe të tokës pa dokumenta pas asaj të mikut të tij Pëllumb Gjoka nuk paraqiti dot hartën për të provuar se 224 mijë m2 tokë ndodheshin ashtu siç deklaroi ai diku lartë në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti, por pranoi se ka mashtruar publikisht shqiptarët sepse është faktuar nga gazetarë investigativë se 13,300 m2 e kësaj toke të plaçkitur ndodhen nën rrugën Vlorë-Himarë dhe zbresin deri në buzë uji në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.
Po kështu ai heshti dhe nuk guxoi të përgjigjet pyetjeve gozhduese se pse Artan Lame i ATP dhe kadastra e Vlorës refuzuan kërkesën për njohjen dhe kthimin e kësaj toke nënës së tij të ndjerë dhe famljes Koleka, sikundët nuk u pergjigj dot pyetjeve se pse Lame nuk zbardhi vendimin e rerfuzimit natyrisht para kësaj heshtje fajsuese përgjigja vetëkuptohet nga çdo njeri.
Po në mbrojtje të interesit publik dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë m2 tokë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të Pëllumb Gjokës në Velipojë sot do të shtroj edhe disa pyetje të tjrea para publikut hajdutit të Gjipesë dhe konkretisht:

    1. 1. A ke angazhuar o hajduti i Gjipes arkitektin e famshëm Wimmi Maas për studimin e 224 mijë m2 tokë vjedhur në Gjipe?
      2. Ne rast se po, ne ç’vit e ke angazhuar atë a e ke dhe dërguar në Gjipe për të studiuar tokën e vjedhur dhe kur e ke dërguar?
      3. Ne rast se e ke dërguar në Gjipe arkitektin e famshmëm Wimi Masas e dergove atë diku lartë në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti apo buzë uji fiks rrëzë kanionit mahnites të Gjipesë?
      4. A ka bërë ndonjë projekt arkitekti i famshëm Wini Maas për zhvillimin e zonës dhe për resort turistik në tokën e vjedhur të Gjirit të Gjipes apo të plaçkitur pa asnjë dokument kadastral apo shpronësimi që të vërtetojnë pronesinë e nënës tuaj të ndjerë dhe familjarve të saj në këtë tokë.
      5. Ne rast se arkitekti ka bërë një projekt të tillë e ka bërë këtë diku lart në rripa malesh shumë larg buzë uijt apo kalivac mbi monumentin natyror më të mbrojtur të të gjithë bregut të detrave të Shqipërisë që është kanioni mahnitës i Gjipes buzë uijt dhe në zonën më panoramike më turistike të brigjeve shqiptare.
      6. Sa e keni paguar arkietktin e famshëm Wimmi Maas për projektin e tokës së grabitur në gjirin e Gjipes dhe me çfarë fondesh e keni paguar njërin nga arkitektët më të kushtueshëm të Europës?
      7. Publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve të cilat duket se do të kenë fatin e të parave, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe bashkë me të do të rrezohet edhe hajduti dy metrosh i 224 mijë metra katoror tokë në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar.

About Krye Redaktor

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …