Luli dorëzon edhe makinën

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ka humbur vulën zyrtare dhe bën deklarata në emër të demokratëve euroatlantikë, tashmë ka mbetur edhe pa makinë. Mjeti ‘Range Rover’, me të cilin ai është parë të lëvize vitet e fundit, tashmë është rikthyer në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, e cila ka për kryetar Sali Berishën, i cili prej më shumë se 8 muajsh ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë.

Pa vulë dhe makinë! Euroatlantiku Lulzim Basha, dorëzon mjetin,

MAKINA E PARKUAR

Makina në fjalë është pronë e Partisë, dhe për këtë shkak Basha është detyruar që ta kthejë, ndërsa më herët i është dashur që të marrë një zyrë të re shumë pranë qendrës së Tiranës, pasi selia u mor nga mbështetësit e Berishës, edhe përmes protestave të dhunshme.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …