Nga Bujar LESKAJ
Gjashtë të vdekur me armë është bilanci vetëm i një dite!
E njëjta situatë e krimit në Pogradec, Tiranë, Jug, Veri, në çdo cep të Shqipërisë!
Ekzekutimet edhe kur “Lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet!” janë të tipit mafioz, duke vërtetuar që Shqipëria është nën pushtetin e krimit të organizuar e ordiner!
Një vrasje ditën për diell e vërteton këtë gjë, që mbulohet e manipulohet nga Policia e Shtetit!
Përgjegjësia zero nga një sekt që është dorëzuar përpara krimit, që është pjesë e krimit, që është garant i krimit!
Policia e Shtetit nuk ka fuqi parandaluese, goditëse e ndëshkuese, sepse është nënshtruar e është përdorur nga politika; sepse drejtuesit e saj të lartë, ministra e ish- ministra, nga 2014 e këtej janë të kompromentuar keqazi me krimin, drogën dhe pazaret e pista me grupimet mafioze, duke lejuar kultivimin, kontrabandën e hashashit dhe drogave të tjera të forta duke na kthyer në një udhëkryq të shpërndarjes së drogës në Evropë.
Por përgjegjësi për daljen jashtë loje të policisë e rendit publik në Shqipëri dhe nxitjen e konflikteve e ka vetë kreu i sektit mafioz në pushtet!
U bëj thirrje Policisë së Shtetit e drejtuesve të saj, që nëse kanë integritetin, vullnetin, dëshirën e mirë dhe ndershmërinë për t’i shërbyer popullit dhe rendit publik, të shkëputen nga lojërat politike e nënshtrimi ndaj krimit duke u mbështetur në pjesën e shëndoshë të policisë sonë, e cila nuk ka munguar e as mungon!