Reali

Ancelottti nuk i ka rezervuar asnjë minutë dhe ky detaj nuk është pritur mirë nga braziliani. Sipas të përditshmes Sport, Endrich dhe përfaqësuesit e tij po mendojnë për një huazim gjatë merkatos së janarit, gjithnjë nëse situata nuk ndryshon. Në Madrid mund të vijnë lojtarë të rinj, por diferencën vijon të bëjë Rodrygo, një nga lojtarët më të nënvlerësuar.

Marca

Flitet gjithnjë për Vinicius, Mbappe apo Bellingham, por në fakt protagonist absolut mbetet Rodrygo. “Faktori R”, shkruan Marca në faqen e parë, duke sjellë në kujtesë ndikimin e tij në formacionin e Ancelottit. Edhe në sfidën e parë të këtij sezoni, atë kundër Mallorca, Rodrigo ishte autori i golit për Realin.