Sula: Jetojmë në një vënd ku krimi shëtit më kamxhik dhe kjo qeveri na godet dhe qesh

Lili Sula, drejtuese e departamentit të arsimit të lartë në PD në tubimin poshtë shtëpisë së liderit të Pd, u shpreh se ne jetojmë në një vënd ku krimi shëtit më kamxhik dhe kjo qeveri neve na godet dhe në heshtje qesh, se ky popull e mban kërrbacin në kurriz.

“E kam të pamundur të dal te arsimi pa përmendur 2 3 shqetësime të mijat si qytetare dhe si nënë, është fjala për këtë gusht të nxehtë, ditë të nxehta, përgjakje rrugësh automobilistike të cilat nuk sigurojnë asnjë standart ndërkombëtar, përpos e janë bërë me cmimë shyme të më të shtrenjta se standartet ndërkombëtare.

Për aksidentet rrugore, për vrasjen barbare dhe primitive të 2 kamarjerëve, djaloshëve që punonin në velipojë, për shkrehjen me arme në mes të tiranës nga një officer i policisë, për motive të dobëta, për një kryeplak i cili gjendet pa jetë më një përrua dhe aty ku kulmojnë ngjarjet, për Egli Progën, një pogradecar, qytetar i ndershëm i cili nuk iu përul gjoëvënësit dhe id ha shoqerisë tonë një lëksion jashtezakonisht të fuqishëm.

Vij sot në aktin e fundit, të 800 tonë mbeturinash, mbetjesh të rrezikshme toksike të cilat mua më sjellin ndërmënd një lloj cernobili alla ahqiptar, por që nuk është spontan, për sa kohë qeveria nuk informon, nuk bën transparencë për hqiptarët e nuk jep llogari , dhe të githa informacionet neve na vijnë nga mediat e huaja.

Pyetja ekzistenciale. Ku jetojmë? Në një vënd ku krimi shëtit më kamxhik dhe kjo qeveri neve na godet dhe në heshtje qesh, se ky popull e mban kërrbacin në kurriz do thoshin poetët tanë.

Do të dal tashmë tek arsimi për një nga taksat më galopante të arsimit e cila është taksa e infrastrukturës të cilën Veliaj na e vuri me të madhe në 2015 kur zaptoi bashkine dhe na tha se do të jetë një taksë e përkohshme.

Dhe cfarë ka ndodhur nga 2015 deri në 2023 bashkia ka mbledhur 55 milion euro de deri në 2025 kjo do të bëhet 74 milionë euro.

Me këto lekë Veliaj ka ndërtuar 9 shkolla. Kryetari i kryeqytetit nuk jep asnje informaqcion dhe nuk bën asnjë transparencë.

Veliaj i ndërton shkollat në tiranë në një skemë korruptive. Me nje kosto 3 herë më shumë sesa kostoja që ndërton bashkmi europian”, tha Sula.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …